Panorama Sport (Albania)

Ze Maria përgatit masat, gati ndryshimet në formacion

Tirana/ Braziliani i shokuar, pritet të "shkundë" ekipin

-

Pathyeshmë­ria solli mendjemadh­ësi. Te Tirana menduan që nuk kishin rivalë dhe mund të mposhtin çdo ekip që do të përballesh­in, pa dhënë maksimumin. Pikërisht këtu gabuan, pasi ranë me të parin kundërshta­r të fortë që hasën. Pësuan golin dhe humbjen e parë sezonale dhe mjaftoi një rrëshqitje që të "tronditen" edhe pozitat, paçka se kishin zhvilluar 540 minuta mbresëlënë­se. Në fakt mbeten të parët me 18 pikë, megjithatë fakti që iu afrua Bylisi me 3 pikë, shqetëson së tepërmi. Por më shumë se humbja, në kampin bardheblu tremb loja dhe mungesa e dëshirës. Edhe pse pësuan gol, lojtarët nuk kishin forcën për të bërë ndryshimin. Nisur nga kjo pritet që Ze Maria të përgatisë edhe masat. Ai e tha qartazi pas ndeshjes, që një humbje e tillë duhej për të "shkundur" ekipin. Por, "shkundjen" e mirëfilltë do t'ua bëjë pikërisht ai titullarëv­e. Trajneri brazilian pritet që ndeshjen e radhës ta shoqërojë me lëvizje në formacion. Nëse për 6 javë ishte "fiksuar" pas titullarëv­e (dhe me të drejtë, pasi ecuria ishte perfekte), tashmë nuk do të ketë më të padiskutue­shëm. Ai kërkon që lojtarët ta kenë të qartë se të pazëvendës­ueshëm nuk ka dhe rrotacioni pritet duke filluar nga ndeshja me Apoloninë. Sigurisht që nuk mund të themi me siguri se kush do ta pësojë i pari, megjithatë gjithçka mbetet

për t'u verifikuar para javës së 8- të, e cila luhet sërish në "Selman Stërmasi". Dhe përgatitje­t do të nisin me një analizë të fortë. Edhe pse e hëna është lënë pushim, e marta veç përgatitje­ve me ngarkesë të lartë, do të shoqërohet edhe me një "samit". Ze Maria do të zhvillojë edhe një mbledhje për të evidentuar gabimet

dhe duhet thënë se ato janë të shumta. Madje, edhe vetë trajneri e theksoi që ekipi nuk bëri asgjë kundër ballshiotë­ve dhe në fushën e lojës ishin "zero". Dhe trajneri nuk është i vetmi që është mërzitur, por edhe presidenti. Këtë e dëshmoi hapur, ndërsa la tribunën "VIP" pa u mbyllur ende ndeshja. Adela Merko

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania