Panorama Sport (Albania)

Tomori përmbys Apoloninë

Shthuret mbrojtja fierake, beratasit u shkaktojnë humbje dramatike

- MIKEL MBRIÇAJ

Apolonia harron të fitojë në "Loni Papuçiu". Pas dy barazimeve, dje ka pësuar një humbje dramatike. Të jesh për 82 minuta avantazh, pak kujt do i shkonte në mendje që mund të ndodhte përmbysja. Por kështu ngjau, ndërsa Tomorit iu deshën jo më pak se 4 minuta për të ndryshuar historinë e javës së 7-të të Kategorisë së Parë. Dy penalltitë e kthyera në gol prej Krasniqit dhe Hysenshaha­jt, janë zhvlerësua­r nga dopieta e Bitrit dhe rrjeta e Miranit, për të çuar shifrat nga 2-0 në 2-3.

NDESHJA - Loja nis shpejt dhe bukur për Apoloninë, e cila zhvendos lojën te porta kundërshta­re. Ata e qarkullojn­ë dendur topin, kryejnë një volum loje më të madhe, por janë të pasaktë në pasimin e fundit dhe në konkretizi­m. Nga ana tjetër, beratasit janë të rrezikshëm në kundërzbri­tjet, sidomos me Sharavolli­n nga e djathta, pasi Onuh u "bllokua" mirë nga mbrojtja e Apolonisë. Në minutën e 31-të, Hysenshaha­j futet në zonë nga e djathta, pengohet në mënyrë të parregullt nga Paja dhe ka 11-metërsh. Nga pika e bardhë është Krasniqi, që gjuan saktë dhe kalon Apoloninë në avantazh. Pa kaluar shumë vjen edhe goli i dyti dhe sërish nga pika e bardhë, por me role të përmbysura mes Hysenshaha­jt dhe Krasniqit. Ndaj sulmuesit ka ndërhyrë në mënyrë të parregullt Daci dhe kryesori akordon penallti. Gjuan Hysenshaha­j dhe 2-0. Tomori reagon fuqishëm në pjesën e dytë, duke vënë në vështirësi portierin vendës. Në të 52-ën dëmtohet Amarildo Dimo dhe dalja e tij nga loja, rënie të lojës në mesfushë dhe në mbrojtje. Trysnia e miqve për të ngushtuar rezultatin

APOLONIA-TOMORI 2-3

GOLAT: Krasniqi 31' (11-m), Hysenshaha­j 37' (11-m)/ Bitri 82', 84', Mirani 86'

APOLONIA: Çako, Dimo (Kondakçiu 52'), Hysenshaha­j, Duda (Kuçi 66'), Sota, Krasniqi, Andoni, Troka, Broshka, Braka, Mehmeti; ( Në dispozicio­n: Hasfatija, Velaj, Prifti, Lamaj, Velo). Trajner: M. Kule

TOMORI: Kaloshi, Sharavolli, Darlington, Bitri, Daci, Kopaçi (Mirani 46'), Koleci, Hyseni (Buba 54'), Paja, Myzyri (Mersini 81'), Çaço. ( Në dispozicio­n:: Haxhi, Aidinaj, Hoxha, Xherimeja). Trajner: S. Dule

KARTONË TË VERDHË: Krasniqi 34'/ Paja 31',

Darlington 67', Buba 90+2'.

GJYQTARË: O.Kuka, G.Qirici (Tiranë), A.Demiraku (Durrës) VËZHGUES: A. Guçe (Lushnje); DELEGAT: B. Çela (Tiranë)

sa vjen edhe rritet. Dhe atëherë kur nuk pritej, vjen goli. Ishte e 82-ta, Tomori me një kundërsulm të shpejtë e gjen të papërgatit­ur mbrojtjen fierake dhe arrin të shënojë me anë të Bitrit. Pa marrë veten nga goli, vjen edhe i dyti dhe me të njëjtin protagonis­t. Bitri duke përfituar nga një pasiguri e mbrojtjes, brenda zonës shënon deh barazon shifrat. Por surprizat nuk mbarojnë këtu, pasi

në të 86-ën Tomori përfiton edhe nga një hutim i skuadrës fierake, ndërmerr një tjetër kundërsulm të shpejtë dhe arrin të shënojë me Miranin, e futur rishtas në lojë. Reagimi i Apolonisë ishte i menjëhersh­ëm, por minutat s’mjaftojnë.

TRAJNERËT - Mariglen Kule ka nuk e priste një humbje të tillë, ndërsa e pranon që skuadra u shthur në fund: "Besuam para kohe te fitorja, teksa udhëhiqnim për 80 minuta me rezultatin 2-0. Por, në minutat e fundit ekipi u shthur, sidomos në mbrojtje". Më shumë se i lumtur është shprehur homologu i tij i Tomorit, Santiliano Dule, i cili për mediat theksoi se ishte një trepikësh i merituar. "Edhe pse ishim në disavantaz­h të dy golave, nuk e humbëm besimin. Skuadra reagoi mirë dhe përmbysi gjithçka për 4 minuta", tha Dule.

 ??  ??
 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania