Panorama Sport (Albania)

Derbi, Partizani përmbys Tiranën

-

PARTIZANI - TIRANA 2-1

GOLAT: Kodra 47', Haxhiu 78' / Zenuni 21'

PARTIZANI: Hida, Spahiu, Lala, Kollgjeri, Noka, Brahilika, Demiraj, Çelaj, Daci, Haxhiu, Kodra. Trajner: Y.Shehu

TIRANA: Mati, Dragosha, Dingu, Topalli (Bakaj 46'), Cake, Isha (Murja 46'), Ismailgeci, Zenuni, Selenica, Çelhaka, Keqa. Trajner: S.Bulku

GJYQTARË: D.Maletaj, L.Cani, A.Kadria (Tiranë)

KARTONË TË VERDHË: Kodar 82' / Selenica 10', Murja 48', Topalli 85', Bakaj 92', Selimi 93' KARTON I KUQ: Selimi 93' Spektakël, tre gola dhe shumë rivalitet. Derbi mes Partizanit dhe Tiranës u ka buzëqeshur të kuqve të Ylli Shehut, të cilët fituan me përmbysje në shifrat 2-1. Ka qenë një lojë shumë e bukur, me Tiranën më kërkuese në pjesën e parë. Skuadra e Sokol Bulkut ka pasur disa raste për shënim, ndërsa ka finalizuar në minutën e 21-të me anë të Zenunit. Më pas, loja është ekuilibrua­r ndjeshëm, me të kuqtë në kërkim të barazimit. Gjithsesi, pjesa e parë u mbyll me fitoren e bardhebluv­e 0-1. Pas pushimit, të kuqtë futen në fushë më të karikuar dhe arrijnë të gjejnë shumë shpejt golin. Kodra gjuan bukur brenda zonës dhe shënon. Loja u bë më e fortë, pasi edhe Tirana u mundua të reagonte, duke krijuar një volum të madh. Në fund, të kuqtë ishin më efikas, pasi Haxhiu arriti të shënonte golin e fitores në portën e Matit. Pavarësish­t përpjekjev­e deri në fund, bardheblut­ë nuk mundën të barazonin, duke pranuar kështu humbjen në derbin e kryeqyteti­t. Abdulla Dushku SHKËNDIJA T. - AKADEMIA F. 3-2 GOLAT: Merxhushi 16', Hoxha 34', Gjonaj 86' / Allamani 71', Ndreaj 85'

SHKËNDIJA T.: Koçi, Dishani, Manuka, Demaj, Fero, Gjoka, Qokaj, Merxhushi, Nacci, Qëndro, Cceka. Trajner: Luan Pinari

AKADEMIA F.: Çeka, Lila, Zepaj, Likolla, Karaku, Cami, Ndreaj, Ormenaj, Doda, Maleçka, Cori. Trajner: E.Lubani

Gjyqtarë: A.Doda, G.Cenolli, E.Shehu (Tiranë) KARTONË TË VERDHË: Hallaçi 30', Merxhushi 71', Gjonaj 86', Demaj 89' / Ndreaj 22' Shkëndija e Luan Pinarit nuk di të ndalet këtë kampionat. Edhe në takimin kundër Akademisë së Futbollit, pavarësish­t rezultatit të ngushtë 3-2, vendësit merituan plotësisht fitoren. Merxhushi, Hoxha dhe Gjonaj shënuan për Shkëndijën, ndërsa Allamani dhe Ndreaj në fund futën drithërima te vendësit, por vetëm kaq, pasi ndeshja u mbyll 3- 2. Abdulla Dushku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania