Panorama Sport (Albania)

NOTAT E INTERIT

-

HANDANOVIÇ 6,5 - Pas Veronës, rikthehet në nivelet e tij. Kryen një gjysmëmrek­ulli dhe askush nuk e dallon (as arbitri që nuk akordon goditje këndi). D'AMBROZIO 6 - Nuk e ka të lehtë me Ansaldin në krah, por përballja është e bukur dhe Danilo tregon rritje të vazhdueshm­e. SHKRINJAR 6 - Kundër Belotit merr përsipër një duel të bukur që përfundon pa fitues e humbës. I rrezikshëm edhe në goditje standarde.

MIRANDA 5,5 - Humbet vëmendjen në momentin më fatal, atë të disavantaz­hit 0-1, kur bie pre e driblimit të Iago Falkes. NAGATOMO 6 - Solid në pjesën e parë, Torino e vendos në rrezik veçanërish­t në pjesën e dytë. Harkon një krosim të bukur për Vesinon (nga 77', BROZOVIÇ - pa notë). GALJARDINI 6 - E nis mirë duke rikuperuar topa në zonën delikate të mesfushës, sakrifikoh­et në një moment kritik për Interin (nga 69' EDER 6,5 - Disa goditje jo të mira, por shënon golin e barazimit. E kishte të pamundur të gabonte, por u gjet gati për të festuar rinovimin). VESINO 7 - E kërkon golin në të gjitha mënyrat. Në fund për pak nuk hedh në tokë portën kur trondit shtyllën nga 20 metra. KANDREVA 6,5 - Krosimet e tij janë (thuajse) gjithmonë të kalibruar si duhet. I kthjellët dhe kërkues, shtyn në krah dhe shkon të ekzekutojë vetë goditjet nga këndi që fiton.

BORHA VALERO 5 - Rinkon i zvogëlon hapësirën e lëvizjes. Është dukshëm i lodhur fizikisht, ndeshja e tij vjen në rënie. S'pati energjitë e duhura për të përballur një "kockë të fortë" si venezuelia­ni.

PERISIÇ 6 - Pa dëshirë (siç i ndodh me raste), por vendimtar kur vendos të ngjitet në katedër. Barazimi lind edhe nga këmbët e tij.

IKARDI 6 - Ngatërrohe­t me topin, shpesh nuk e gjen dhe godet keq pa gjetur kuadratin. Një rastësi. Megjithatë, asisti për Ederin është i përkryer dhe atje mban qetësi prej kampioni. Trajneri LUÇIANO SPALETI 6,5 - Ka pak vend për kritika: 9 fitore dhe 3 barazime. Ky Inter prodhon lojë dhe ka karakter.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania