Panorama Sport (Albania)

Juventus, tri pikë me “dhunë”

Higuain dhe Kuadrado u japin suksesin bardhezinj­ve pas frikës së pjesës së parë

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Kishte të drejtë Maks Alegri kur në kon ferencën për shtyp deklaronte se nuk u duhet zënë besë ekipeve të vogla. Benevento respekton parashikim­in dhe hyn në histori, për rekordin negativ të 12 humbjeve. Ekipi nga provinca e Napolit gjithsesi ofron një 45- minutësh të denjë për legjendën, teksa, falë Çiçiretit, gjen një gol nga goditja e dënimit dhe përkëdhel ëndrrën për t'i marrë pikë Juves në shtëpi. Pjesa e dytë më pas ofron refrenin bardhezi, me Higuainin dhe Kuadradon që përmbysin më shumë me forcë se sa me lojë një ndeshje që kishte marrë drejtimin e gabuar. "Zonja", praktike dhe fituese, përfiton nga barazimet e Napolit dhe Interit për t'iu afruar kreut, larg të cilit tashmë është vetëm 1 pikë.

"ZONJA" LËKUNDET

Alegri hedh në fushë nga minuta e parë Markizion, De Shiljon dhe Duglas Kostën, teksa në të djathtë të mesfushës zgjedh Kuadradon dhe jo Bernardesk­in. Benevento prezantohe­t me 3-4-2-1, një skemë që në fillim të takimit jep përshtypje­n se nuk do t'i prishë festën e 120- vjetorit "Zonjës". Trajneri De Zerbi ka për Berat Gjimshitin një fanellë titullari në mbrojtje, ndërsa Ledian Memushaj e nis nga stoli. Pak cilësi dhe pak trysni nga ekipi më i dobët i Serisë A që duket sikur ka zbarkuar në Torino për të mos pësuar goleadë më shumë se sa për të tentuar surprizën e madhe. Juventusi i afrohet golit me Markizion që ndalet nga traversa dhe Duglas Kostën që tenton portën, por goditja e tij devijohet në shtyllë nga Brinjoli. Në minutën e 19- të është pikërisht ekipi mik që hesht "Allianz Stadium". Çiçireti bën Dibalën dhe shënon nga rreth 20 metra. Shezni as nuk tenton të ndërhyjë, ndërsa përsëritja tregon rreshtimin e keq të murit bardhezi. Bardhezinj­të kundërpërg­jigjen me Dibalën, Kuadradon, Duglas Kostën dhe Matuidin, por pjesa e parë mbyllet me Beneventon në avantazh. PËRMBYSJE LATINE

Festa e miqve mbyllet në minutën e 12-të të pjesës së dytë, kur Higuain, pas një pasimi të Matuidit, godet në gjysmëlart­ësi për golin e barazimit. Juvja shtyp pedalin e gazit me Beneventon që fillon t'i dorëzohet ritmit latin të bardhezinj­ve. Dhjetë minuta pas golit të "Pipitë"s, djemtë e Alegrit gjejnë dhe rrjetën e avantazhit me Sandron që kroson në zonë, ku Kuadrado i lirë duhet vetëm të shtyjë topin në rrjetë nga

një pozicion pak i prirët. Tentativa e Kataldita nga 30 metra është e bukur për t'u parë, por nuk e shqetëson Sheznin. Një goditje e Bentankur është përpjekja e fundit juventine për të thelluar rezultatin, por që nuk rezulton e suksesshme.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania