Panorama Sport (Albania)

Zgjohet Milani, shpëton Montela

Vendosin Romanjoli dhe Suso me nga një gol për pjesë, Donaruma rikthehet super

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Duhej fitore dhe kuqezinjtë e morën. Tri pikë të rënda për renditjen, por edhe për Montelën, i cili mund të punojë më i qetë gjatë pauzës së kombëtarev­e. Milani vërteton edhe një herë varësinë ndaj Susos. Është spanjolli njeriu që merr për dore skuadrën në vështirësi, teksa Bonuçi tregon rritje të mëtejshme në paraqitjet e tij.

PJESA E PARË

Montela tenton fitoren ndaj makthit Sasuolo duke propozuar dy fantazistë pas shpinës së Kaliniç, që zhgënjen ende me fanellën e "Djallit". Kuqezinjtë kanë presionin e rezultatit dhe luajnë me kujdes, ndërsa Sasuolo përfiton duke nisur sfidën me ide të qarta dhe intensitet. Kur kanë kaluar vetëm dhjetë minuta lojë, Montela detyrohet të bëjë zëvendësim­in e parë kur vendin e të dëmtuarit Kalabria e merr Abate. Maxiteli është rreziku numër 1 te zigjelbrit, por takimin e tij me golin e prish në dy raste Donaruma, i cili rikthehet në portierin e mrekullive të një sezoni më parë. Me Sasulon që përpiqet të shfrytëzoj­ë çdo top në zonën kuqezi, është Milani që përfiton. Kaliniç përballë Konsiljit hipnotizoh­et duke mos përfituar për të shënuar me kokë. Nga goditja e këndit zhvillohet një aksion, me Çalhanoglu­në që kroson në zonë, ku Romanjoli kërcen më lart se portieri vendës dhe i jep skuadrës golin e avantazhit. Ndalesat e shumta detyrojnë arbitrin Damato të akordojë tre minuta shtesë, të cilat gjithsesi nuk sjellin asnjë ndryshim në rezultat.

PJESA E DYTË

Kuqezinjtë e nisin më të çliruar 45- minutëshin e dytë, të favorizuar edhe nga avantazhi. Mungesa e përqendrim­it e ankuar nga Montela del në pah dhe për 15 minuta janë vendësit të rrezikojnë me Bonuçin dhe Donarumën që u duhet të bëjnë disa ndërhyrje shtesë për të larguar rreziqet. Ashtu si në pjesën e parë, në momentin më të mirë të Sasuolos përfiton Milani që, me anë të Kesit, i afrohet golit të dytë, por është sërish Konsilji që u mohon kënaqësinë kuqezinjve. Me Çalhanoglu­në të zëvendësua­r nga Lokateli, është Borini që vendos të bëjë fantazisti­n. Sulmuesi i palodhur lëshon një pasim të gjatë për Suson që, pasi kontrollon topin, futet në zonë dhe godet fort në këndin

më të largët. Portieri vendës tenton mrekullinë e radhës, por nuk ndal dot goditjen e spanjollit. Kuqezinjtë nuk e ulin ritmin dhe përpiqen të thellojnë rezultatin pa rrezikuar shumë. Sasuolo duket e dorëzuar me Montelën dhe

të tijtë që shijojnë një tjetër fitore në transfertë. Tri pikë për qetësi, renditje dhe moral, në pritje të sfidës ndaj Napolit pas dy javësh. Montela e mbajti fjalën, fitoi dhe do të jetë në konferencë për sfidën ndaj kryesuesve të Serisë A.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania