Panorama Sport (Albania)

Notat e Milanit

-

DONARUMA 6,5 - Super Xhixho, i thotë "Jo" Maxitelit dhe kujtdo që tenton t'i shënojë. ZAPATA 6,5 - I vëmendshëm dhe i pakalueshë­m, për momentin është ai krahu i djathtë i Bonuçit. BONUÇI 7 - Nëse skualifiki­mi jep të tilla fryte, Montela është i pari që gëzon për kartonët e kapitenit. Ndeshja e parë në nivelet e dikurshme. ROMANJOLI 6.5 - Nëse Xhixho dhe Bonuçi ruajnë rezultatin, është dhe merita e tij që ngjitet në qiell për golin e çlirimit kuqezi. KALABRIA - pa notë (nga 16', Abate 6 - Nuk e nis mirë, por me kalimin e minutave ngrihet së bashku me ekipin). MONTOLIVO 6,5 - I duhet një pjesë për të marrë masat, por kur ngjitet në katedër tregon se sa i dobishëm mund të jetë për Milanin.

KESI 6,5 - Dominon zonën e tij dhe mundohet të zgjerojë rrezen e aksionit. Konsilji i mohon një gol më se të merituar. BORINI 6 - I palodhur. Lufton për çdo top dhe mbulon i vetëm krahun. I vetmi që nuk e ul kurrë nivelin. (nga 81', Antonelli - pa notë).

SUSO 7 - Kur vendos të vulosë takimin se ndal dot askush. Spanjolli mbetet më i rëndësishm­i për këtë skuadër. ÇALHANOGLU 6 - Asist për Romanjolin dhe shumë vullnet. Forma fizike duhet përmirësua­r, ka dy javë kohë. ( nga 64', Lokateli 6 - Rend dhe kujdes për gjysmë orë administri­m. KALINIC 5 - Duhej të ndihmonte ekipin, por kroati vazhdon të jetë një peshë në sulm. TRAJNER MONTELA 6 - Sinjale pozitive në ndeshjen e jetës. Skuadra i jep fitoren, por vendin e punës duhet ta ruajë vetë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania