Panorama Sport (Albania)

“Rrengu” me Humelsin, Hejnkes rrëfen sekretin

"Ndeshjet me kombëtaret janë problem për lojtarët"

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Gjatë përballjes në javën e 11- të të Bundesligë­s, kampionët gjermanë arritën të mposhtin me rezultatin 1-3 verdhezinj­të e Dortmundit në "Signal Iduna Park" duke korrur një prej sukseseve më të rëndësishm­e pas rikthimit të legjendës bavareze, Jup Hejnkes. Mirëpo, në fundin e gjysmës së parë të kësaj sfide, mbrojtësi i Bajernit, Mats Humels, i ka kërkuar trajnerit ta zëvendësoj­ë atë, por ky i fundit nuk ka pranuar duke e bindur mbrojtësin se duhet të vazhdojë të luajë në një përballje të nivelit të lartë. Nga ana tjetër, Zherom Boateng dhe Xhoshua Kimish nuk kanë qenë në një formë të mirë fizike si pasojë e problemeve shëndetëso­re, ndërsa Martinez u largua si pasojë e problemeve në kofshën e këmbës. Në këto momente, Mats Humels ka kërkuar një pushim, pasi ka përjetuar disa probleme muskulore, por për trajnerin Jup Hejnkes kjo kërkesë e tij ishte e tepruar. Gjatë një interviste, legjenda e kampionëve gjermanë ka zbuluar se çfarë i ka thënë Humelsit pasi ai kërkoi një ndërrim: "Nuk e kam pranuar kërkesën e Humelsit. Pasi më kërkoi ta zëvendësoj­a, i thashë: 'Në një përballje kaq të rëndësishm­e si kjo duhet të japësh më shumë nga vetja dhe të mos dorëzohesh me kaq". Pas këtij bashkëbise­dimi, mbrojtësi i skuadrës bavareze nuk ka thënë më asnjë fjalë, por ka mbledhur veten dhe ka vazhduar të luajë sërish. Pasi trajneri ka parë se mbrojtësit e skuadrës ishin në një formë jo të mirë, ai ka menduar se largimi i Mats Humelsit nga fusha e blertë do ta përkeqëson­te situatën për skuadrën e tij, ndaj ka këmbëngulu­r që ai të japë maksimumin e tij dhe të vazhdojë të luajë. Hejnkes më tej ka thënë: "Pasi kam parë se situata në repartin e mbrojtjes nuk ishte aty ku duhej, si trajner i kësaj skuadre duhet të gjeja një mënyrë për të baraspeshu­ar gjërat. Me Humelsin ia kam arritur me vetëm një fjali". Trajneri i kampionëve gjermanë ka folur edhe mbi ndeshjet e kombëtarev­e, pasi shumë prej lojtarëve të skuadrës bavareze do të duhet të udhëtojnë për të luajtur këto përballje. Sipas Jup Hejnkesit, këto sfida do të jenë sfilitëse për lojtarët e tij duke thënë: "Ndeshjet me kombëtaret më duken një çmenduri e madhe. Hames duhet të udhëtojë drejt Amerikës së Jugut për të luajtur dy ndeshje. Kjo nuk është aspak e arsyeshme".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania