Panorama Sport (Albania)

Balak: Bajern, blindo Robenin ose do pendohesh!

-

Legjenda e skuadrës së kampionëve gjermanë, Mikael Balak, ka folur gjatë një emisioni sportiv, lidhur me sfidën mes Dortmundit dhe Bajernit duke favorizuar "holandezin fluturues" Arjen Roben. Gjatë kësaj interviste, Balak ka thënë:

A mendoni se Kristian Pulisiç do të ishte një lojtar ideal për Bajernin?

Mendoj se Pulisiç është në duar të sigurta në Dortmund. Atij do t'i duhet të vazhdojë të luajë në një nivel të tillë për rreth një ose dy vite duke mos pasur atë trysninë e një skuadre gjigantësh sikurse është Bajerni. Megjithatë, nuk mendoj se Pulisiç është akoma gati për të luajtur me Bajernin. Atij i duhet ende kohë për të arritur nivelin e duhur për të luajtur në një skuadër të atillë. Çfarë mendimi keni për Arjen Roben? Roben është në një formë të jashtëzako­nshme, por kontrata e tij përfundon në fund të këtij sezoni dhe mendoj se kjo i ushtron shumë presion atij. Ai ka një kohë të gjatë që luan për Bajernin dhe jep maksimumin për këtë skuadër dhe ka vërtetuar se është një lider i padiskutue­shëm, edhe në momentet më të vështira. Me rikthimin e Jup Hejnkes, Roben po përmirësoh­et edhe më shumë, por ajo çka më ka bërë përshtypje është se pse Bajerni nuk po rinovon ende me të...

Si e shihni punën e bërë nga trajneri Hejnkes pas rikthimit? Hejnkes ka arritur të gjejë stimulin e duhur për të rikthyer formën e mëparshme të lojtarëve. David Alaba është një shembull ideal i punës së Jup Hejnkes, pasi ka arritur të ringrihet sërish aty ku duhej. Trajneri ka bërë një punë të jashtëzako­nshme dhe është i qetë me veten, pasi ka arritur ta drejtojë në rrugën e duhur këtë skuadër pas shumë kohësh. Më pëlqen që ai nuk ndien aspak trysni mbi veten, pasi gjithmonë ka një "as nën mëngë" për të gjetur zgjidhjen. Çmendim keni për mbrojtjen e Dortmundit?

Mendoj se portieri i Dortmundit, Roman Byrki, po kalon një periudhë të vështirë. Kemi parë mjaft mirë shanset e verdhezinj­ve në sulm dhe mendoj se ata kanë akoma mundësi të përbëjnë rrezik për kundërshta­rin sa i përket këtij reparti. Por problemi më i madh për ta është pikërisht reparti i mbrojtjes. Nuk mendoj se me këtë nivel mbrojtjeje, Dortmundi mund të quhet një skuadër elitare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania