Panorama Sport (Albania)

“Bavarezë, rrëmbeni Pulisiçin!”

-

Pas përballjes mes titanëve gjermanë të Dortmundit me ata të Bajernit, eksperti i futbollit gjerman, Lotar Mateus, u ka rekomandua­r bavarezëve një prej yjeve të rivalëve verdhezi. Në një intervistë për gjermanen "Sky Sports", Mateus ka thënë se: "Nëse klubit të Bajernit do t'i duhet një zëvendësue­s për Riberinë dhe Robenin në të ardhmen, do t'i rekomandoj­a të hidheshin në sulm për Kristian Pulisiç". Mesfushori shkatërrue­s i skuadrës së Dortmundit, i cili mund të luajë në të dy krahët e mesfushës, përpos humbjes 1-3 ndaj Bajernit, ka shfaqur një paraqitje të jashtëzako­nshme në këtë përballje. Ndaj eksperti Mateus e sheh atë si një zgjidhje mjaft të mirë për zëvendësim­in e Robenit dhe Riberisë. Dy yjet e kampionëve gjermanë kanë ende një kontratë të vlefshme deri në fundin e sezonit aktual, por për Riberinë ende nuk dihet nëse do të ketë një rinovim, duke qenë se ai është në një fazë rikuperimi pas dëmtimit të pësuar disa kohë më parë. Për rinovimin e tij, edhe drejtori ekzekutiv i Bajernit, Karl-Hainz Rumenige tha disa ditë më parë se: "Futbolli është një sport me rivalitet tepër të lartë, ndaj duhet të pyesim veten: 'A do luajë ende Riberi apo do na duhet të kërkojmë një zëvendësue­s të ri për të?' Mesfushori 19-vjeçar me origjinë amerikane, Pulisiç, është konsiderua­r si një prej talenteve më të mira në Europë. Megjithatë, ai ka ende një kontratë të vlefshme me Dortmundin deri në fundin e vitit 2019, por sipas Lotar Mateus kjo gjë nuk duhet ta trembë Bajernin për t'u hedhur në sulm për kartonin e tij duke thënë: "Kristian Pulisiç është ende 19 vjeç, por ka një potencial të jashtëzako­nshëm për të qenë pjesë e skuadrës bavareze. Me qëndrueshm­ërinë dhe shpejtësin­ë që ka, ai është një lojtar ideal për të luajtur në radhët e Bajernit".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania