Panorama Sport (Albania)

Guardiola: S’jemi ende në nivelin e Barçës e Bajernit

-

Për një trajner që i ka të gjitha gjërat në vijë, urimi i vetëm është që lojtarët t'i rikthehen shëndosh e mirë pas pushimeve ndërkombët­are. "Jam shumë i lumtur me fitoren, e merituam atë. Ndeshja kundër Napolit ishte shumë e vështirë, por ne treguam karakter në momentet delikate. Jam shumë i kënaqur. Pengu i vetëm është se në rastet e krijuara në pjesën e parë nuk dhamë pasimin e duhur. Urimi im është që lojtarët të rikthehen të shëndosh e mirë pas pushimit", tha Pep Guardiola. Më pas, trajneri i Sitit u ndal gjerësisht të komentonte fitoren ndaj Arsenalit: "Pas një ndeshjeje Champions-i është gjithnjë e vështirë. Patëm raste të pastra në pjesën e parë. Bëmë mirë presingun lart në fushë dhe ata nuk mundën dot të gjenin Sançezin me pasime të gjata. Por, ne nuk i shfrytëzua­m dot kundërsulm­et dhe ky ishte një problem i madh". Tekniku katalanas pranon se u surprizua nga zgjedhjet taktike të Vengerit: "Nuk prisja që Kokelin të luante në mbrojtje. Por, Arsenali tregoi se është një skuadër që luan me disa sisteme. Goli i tretë na ndihmoi për ta fituar ndeshjen". Pyetjes nëse donte të komentonte vendimin e penalltisë apo pozicionin jashtë loje të golit të tretë, Pep iu përgjigj: "Jo, ne fituam. Fituam në mënyrën më të mirë. Ndonjëherë kështu e ka futbolli. Më thanë se ishte pozicion jashtë loje dhe unë nuk dua të fitoj kështu, por ndonjëherë edhe Arsenali e ka mundur Bërnlej me prekje të topit me dorë në minutën e 96-të. S'mund ta mohoj këto dy muajt e fundit kanë qenë fantastikë. Barça dhe Bajerni? S’mund të krahasohem­i ende, ato kanë fituar trofe".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania