Panorama Sport (Albania)

Venger: E papranuesh­me të ndihmohet një ekip si Siti

-

Arsen Venger fajëson arbitrimin për humbjen e skuadrës së tij dhe sulmoi Rahim Sterlingun për rastin e penalltisë, duke e quajtur një simulues: "Mendoj se nuk ishte një penallti. E dimë që Sterling hidhet shumë mirë, e bën në mënyrë të shkëlqyer këtë gjë. Edhe goli i tretë ishte pozicion jashtë loje. Jam shumë i mërzitur, sepse me rezultatin 2-1 ishim në lojë. Goli i tretë e vrau ndeshjen dhe, siç e dimë, gabimet shkojnë gjithnjë në favor të skuadrës pritëse. Është fatkeqësi që e mbyllëm ndeshjen ashtu siç ajo përfundoi. Jam shumë i zhgënjyer. Mund ta pranosh që Siti të fitojë në mënyrë normale. Ata janë një skuadër e mirë dhe kjo është e papranuesh­me. Sezonin e shkuar ne u humbëm me dy gola në pozicion jashtë loje dhe kjo ndodhi përsëri. Siti do të jetë i vështirë për t'u ndalur". Tekniku i "topçinjve" komentoi në lidhje me ndeshjen: "Ishte një ndeshje shumë intensive me cilësi nga të dyja skuadrat. Ne krijuam shumë situata të rrezikshme dhe shanse, por vendimet i mori arbitri me një penallti bujare dhe golin në pozicion jashtë loje. Ishte e papranuesh­me ajo që ndodhi. Fakti që këto ndodhën me Sitin, një skuadër të mirë, na e bëri edhe më të vështirë. Arbitrat nuk punojnë sa duhet. Niveli i tyre bie çdo sezon. Mendoj se ne luajtëm mirë ndaj një skuadre që luan shpejtë dhe mirë në kundërsulm. Në pjesën e parë, ne ndoshta luajtëm shumë pas. Në të dytën ishim më shumë në lojë. Siti është një skuadër e fortë, por u takon njerëzve të tjerë që ta komentojnë këtë pjesë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania