Panorama Sport (Albania)

“Engjëlli” Morata shpëton Konten

Italiani hakmerret në fushë kundër kolegut portugez, të cilit nuk i jep dorën

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

‘‘ Vdekje dhe ringjallje": java e fundit ishte e destinuar të hynte në librin e Antonio Kontes dhe fitorja 1- 0 ndaj Junajtid është një tjetër kapitull i rëndësishë­m i saj. Pas disfatës në Romë dhe artikujve kërcënues të shtypit anglez, trajneri italian ngre kokën në stilin e tij: me zemërim, vendosmëri dhe pasion. Bëri një zgjedhje të guximshme, duke përjashtua­r David Luizin dhe i dhënë besim Kristensen­it: lëvizje e qëlluar, sepse mbrojtësi danez ishte nga më të mirët në fushë. Rikthimi i Kantesë ringjalli mesfushën. Në sulm, Morata gjeti golin e tetë sezonal. Spanjolli shpërdoroi edhe golin e dytë në 93', por rezultati final e lehtësoi peshën e mëkatit të tij. Humbja e dytë në kampionat, e rrëshqet skuadrën e Murinjos - 8 nga Siti, por trajneri portugez, ish-tifozët e të cilit nuk u treguan shumë të përzemërt, nuk dorëzohet: "8 pikë diferencë në Premier Ligë nuk kanë të njëjtën vlerë si në kampionate­t e tjera. Nuk është një diferencë e parikuperu­eshme. Mes dhjetorit dhe janarit mund të ringjitemi".

KRONIKA - Ndeshje e bukur, në stilin anglez dhe pa asnjë moment frymëmarrj­eje. Mançester Junajtid e nis me autoritet, por rasti i parë është autogoli i Xhonsit në 7', por që Tejlor e anulon, pasi mbrojtësi anglez u shty nga Morata. Rashford ka një shans një minutë më vonë, por godet jashtë. Bakajoko i përgjigjet 3 minuta më vonë. Blutë e ngrenë zërin në 40': provon Kristensen me kokë. Pjesa e dytë nis me Çelsin që shpërdoron avantazhin: fantastik asisti i Fabregasit, por goditja e Hazardit është e dobët dhe qendrore. Në 55', kampionët zhbllokohe­n: krosim i Azpilikuet­ës, mbrojtja e Junajtid gjendet e papërgatit­ur dhe Morata, i lirë në zonë, e dërgon topin në trekëndësh

me kokë. Mou ndërhyn: Brenda Felaini dhe Marsial për Xhons dhe Mkhitarian. Junajtid kalon në 4-3-3, por ndërhyn edhe Konte: Rydiger në vend të Zapakostës. Bakajoko shpërdoron golin e dytë në 75' dhe Herrera barazimin një minutë më vonë. 10 minutat e fundit janë në markën Junajtid. Konte nuk rri i qetë një sekondë. Kurtua i thotë "jo" Felainit në 89', Rashford provon me goditje dënimi dhe në 93' Morata shpërdoron një kundërsulm të artë. Konte ulëret, por tashmë ka përfunduar. Fitorja është e tija.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania