Panorama Sport (Albania)

Konte: Rëndësi ka respekti brenda fushës...

-

Antonio Konte triumfoi sërish. Këtë herë jo 4-0 si në sezonin e parë, por Morata i mjaftoi për të marrë tri pikë dhe fituar një tjetër duel me rivalin e tij, Zhoze Murinjo, me të cilin mungoi edhe shtrëngimi i duarve. "Nuk është i rëndësishë­m (shtrëngimi i duarve). Ajo që ka rëndësi është që fituam ndeshjen. Ti duhet të kesh respekt brenda fushe dhe jo jashtë fushe", tha italiani në lidhje me këtë temë. MORATA - "Alvaro tregoi personalit­et të madh sepse duhet të kesh karakter që të luash në këtë kampionat. Jemi të zhgënjyer sepse mund të kishim shënuar më shumë, por edhe kaq mjafton. Ai është një lojtar i ri, por ka një vetëbesim të jashtëzako­nshëm dhe kjo i bën mirë skuadrës".

FITORJA - "Është një fitore e rëndësishm­e. Kur luan kundër Junajtid është gjithnjë një ndeshje e madhe. Ne e njohim mjaft mirë këtë skuadër dhe ajo është shumë e fortë. Këto lloj fitoresh janë të rëndësishm­e për vetëbesimi­n. Treguam dëshirë të madhe dhe pasion për ta fituar këtë përballje. Ne mund të fitojmë ose humbasim, por shpirti duhet të jetë ky. Sezonin e shkuar e kishim këtë lloj shpirti në çdo ndeshje. Këtë sezon e nisëm me shumë probleme, me ulje ngritje, por kjo ndeshje tregoi se nëse duam, mund t'ia dalim".

DAVID LUIZ - Konte e dërgoi mbrojtësin brazilian në stol, duke e dënuar pas gabimeve ndaj Romës. Në lidhje me të ardhmen, ai e paralajmër­oi: "Nuk e di nëse ka një të ardhme te Çelsi. Por, ai duhet të punojë fort, përndryshe e pret stoli dhe tribuna".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania