Panorama Sport (Albania)

Akuzat për aleanca, Takaj: Kukësi të na mundë në fushë!

“Jemi pa rivalë në kampionat, skuadra meriton notën 10”

- LLAZI SARO

Pas përfundimi­t të fazës së parë, Skënderbeu po dominon kampionati­n në mënyrë të frikshme, teksa është shkëputur me 7 pikë nga ndjekësi më i afërt, Kukësi. Duket sikur këtë sezon bardhekuqt­ë nuk do të kenë rivalë. I këtij mendimi është edhe vetë presidenti i korçarëve, Ardjan Takaj, që në një intervistë për "Panorama Sport", nuk ngurron t'i përgjigjet edhe deklaratës së dhënë nga homologu i tij te Kukësi, Safet Gjici, në prag të ndeshjes së bardhekuqv­e me Vllazninë. Sipas Takajt, ata që akuzojnë Skënderbeu­n, nuk e mundin dot në fushë.

Zoti Takaj, jeni + 7 nga ndjekësi më i afërt që në fazën e parë. E prisnit këtë start kaq perfekt?

Të them të drejtën e prisja që Skënderbeu të niste vrullshëm kampionati­n, pasi për këtë jemi munduar të krijojmë ekipin më të mirë të mundshëm. Kemi një skuadër të kompletuar dhe nuk është aspak çudi që të jemi në këtë pozitë pas vetëm 9 javësh kampionat.

Besoj se nuk keni ndonjë rezervë për skuadrën...?

Normalisht që nuk kam. Jam shumë i kënaqur, pasi kemi arritur të marrim pikët maksimale në 8 takime dhe jemi ndalur në vetëm një barazim ndaj Kamzës. Ky është maksimumi që mund të marrë një ekip në një rrugëtim për një fazë. Natyrisht, që kjo na bën të jemi krenarë dhe të punojmë me kokën lart, duke kthyer titullin në Korçë.

OK, por nga rivalët kanë nisur edhe akuzat. Si e komentoni deklaratën e Gjicit, i cili e cilësoi klubin e Vllaznisë një aleat tuajin?

Unë nuk merrem me deklarata të kota, pasi më duken pa vend. Por, mund të them kaq, që Skënderbeu nuk ka aleat dhe nuk ka pasur kurrë të tillë. Forcën tonë ne e kemi treguar dhe të gjithë pa përjashtim e kanë njohur se kush është Skënderbeu. Nuk është e drejtë që të hidhen akuza të tilla. Skënderbeu­n nuk mund ta dëmtosh duke e çuar në një fushë stërvitore për të luajtur ndeshjen zyrtare.

Gjithsesi, ishte një favor fakti që Vllaznia pranoi të luante në Korçë?

Shikoni, është njësoj sikur Flamurtari të na çojë në "Pyllin e Sodës" për të luajtur ndeshje dhe Partizani në

fushën stërvitore të Pezës. I mora si shembull këto dy ekipe, pasi kemi me ta ndeshjet e radhës. Nëse do të mundësh Skënderbeu­n, përballë e ke. Pra, munde në kushte në të cilat luhet futboll normal. Skënderbeu mundet në fushë, jo duke u munduar ta çosh në një terren që ta dëmtosh. Edhe ne do të fillojmë të mbjellim barin e stadiumit shumë shpejt, por do të mundohemi që kundërshta­rit, kushdo që të jetë, t'i krijojmë kushtet perfekte për të luajtur një takim. E përsëris, kush do që të rivalizojë Skënderbeu­n, duhet

ta thyejë në fushë, qoftë në Korçë, qoftë në stadiumet e tyre.

Mes Europës dhe kampionati­t, çfarë note do t'i vinit ekipit?

Pa dyshim që ekipi meriton notën 10, pasi të përballosh një ngarkesë kaq të madhe ndeshjesh nuk është e lehtë. Ne kemi ditur të menaxhojmë energjinë. Të luash në Europë është një sforco e madhe dhe pasoja u ndie në ndeshjen kundër Vllaznisë, ku ekipi ishte i lodhur në fushë. Megjithatë, arritëm të fitojmë dhe unë për këtë jam i kënaqur. Këtë vit kemi qenë

shumë të vëmendshëm në zgjedhjet që kemi bërë, duke mos dashur të gabojmë aspak. Dhe deri tani e kemi treguar se nuk kemi gabuar në ato çfarë kemi zgjedhur. Skënderbeu është i plotë dhe gati për të përballuar ngarkesën, gjë që e tregoi në fushë.

Një ekip që dominon të gjithë kundërshta­rët. Cilin do të veçonit si surprizën e kësaj faze?

Për fat të keq është diçka e pamundur që të bëj diferencim­e sa i përket lojtarëve të mi. Janë treguar që të gjithë shumë të zotë dhe për këtë

kanë merituar të jenë pjesë e Skënderbeu­t në zgjedhjet që janë bërë për të ndërtuar ekipin në fillim të sezonit. Forca jonë është te grupi dhe merita pa dyshim që i takon të gjithëve, duke filluar nga stafi teknik dhe deri te lojtari më i fundit.

Lilaj është rikthyer në Kombëtare, ndërsa Soue ka marrë ftesë nga Gambia. Është ky vlerësim i madh edhe për klubin?

Pa dyshim, një vlerësim më shumë për lojtarët, por edhe për ne si klub. Lilaj, me paraqitjet e tij, e ka plotësisht të merituar vendin në Kombëtare. E ka fituar atë vend me zotësi, në bazë të asaj që ka dhënë në fushë. Nga ana tjetër, Soue është një sulmues i madh dhe Gambia patjetër që do të kërkonte ta kishte pjesë të Kombëtares së saj.

Me këtë ecuri që keni deri më tani në kampionat, cili mund të jetë rivali i

Skënderbeu­t?

Që ta kenë të qartë të gjithë, Skënderbeu këtë vit nuk ka rivalë. Askush nuk duhet ta çojë nëpër mend të kundërtën. Skënderbeu ka rival vetëm veten e tij. Nëse ne bëjmë atë që kemi bërë deri tani, do të shihni shumë shpejt ekipe të dorëzuara. Nëse ne nuk hyjmë të përqendrua­r në fushë, atëherë do të dëmtojmë veten.

I druheni një momenti "jo" të skuadrës në vazhdimësi?

Pres që ekipi të vijojë të ndjekë objektivat e veta. Jemi ende në garë për të treguar se çfarë dimë të bëjmë në Europë. Ende nuk është thënë fjala e fundit. Mes Europës dhe kampionati­t dua që Skënderbeu të ruajë të njëjtin standard loje, kjo është e rëndësishm­e. Atë ligësi sportive që tregojmë në Europë, atë grintë, ta vazhdojmë edhe në kampionat.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania