Panorama Sport (Albania)

Manipulont­e rastet, shkarkohet shefi i VAR-it

Krug u akuzua se favorizoi me penallti Shalken

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Federata Gjermane e Futbollit ka rënë da kord mbi shkarkimin e drejtorit të sistemit të moviolës elektronik­e(VAR) në gjermani, Helmut Krug. Gjatë një mbledhjeje të bordit drejtues ditën e hënë, presidenti Reinard Grindel, zëvendëspr­esidenti, i cili është edhe shefi i trupit gjykues në Gjermani, Roni Cimerman dhe Mikael Frëlish kanë marrë vendimin për të shkarkuar drejtorin e projektit të VAR-it, Helmut Krug, si pasojë e problemeve që shkaktuan mjaft debate në gjykimin e padrejtë të moviolës elektronik­e. Në një shpallje zyrtare nga Federata Gjermane e Futbollit është cituar se: "Si pasojë e problemeve në gjykimin e moviolës elektronik­e, kemi vendosur shkarkimin e drejtorit të saj, Helmut Krug, duke emëruar në këtë pozicion drejtorin e trupit gjykues në futbollin gjerman, Mikael Frëlish, i cili do të ketë mbështetje­n në terren nga kreu i arbitrave, Florian Gëte". Sipas gjermanes "Sport Bild", thuhet se ish-drejtori i VAR-it, Helmut Krug, është akuzuar për manipulimi­n e vendimeve. Specifikis­ht, një prej rasteve konkretë ka qenë sfida mes Shalkes dhe Volfsburgu­t në javën e dhjetë të Bundesligë­s, ku Krug ka anuluar vendimin e supervizor­it në terren duke e favorizuar skuadrën e Shalkes me 11-metërsh. Megjithatë, vetë Helmut Krug e ka mohuar këtë lajm duke thënë se është i pavërtetë. Federata Gjermane ka zbuluar se do të ketë edhe një ristruktur­im sa i përket moviolës elektronik­e në javët në vijim. Vetë shefi i trupit gjykues, Roni Cimerman, ka deklaruar se: "E kemi marrë këtë vendim për të mbrojtur futbollin gjerman nga vendimet e padrejta. Për momentin jemi ende duke zbuluar se si është manipuluar moviola elektronik­e, në

mënyrë që të marrim masat për të parandalua­r diçka të tillë në të ardhmen. Ky ka qenë i vetmi opsion që na ka mbetur, ndaj na është dashur të shkarkojmë nga detyra dhe drejtuesin e këtij projekti, Helmut Krug. Nuk mendojmë se do të ishte normale që pas të

gjitha këtyre polemikave, të vazhdonim me të njëjtat probleme në gjykimin elektronik. Tanimë do të kemi një nisje të re dhe të mbarë për këtë projekt". Sipas burimeve, Federata Gjermane e Futbollit ka qartësuar se supervizor­ët në terren nuk do të kenë më komunikim

të menjëhersh­ëm me ekipin që kontrollon moviolën elektronik­e për të parandalua­r manipulime­t e ndryshme. Nga ana tjetër thuhet se dhoma e drejtuesve të moviolës elektronik­e do të marrë vendime të pavarura të cilat do t'ia përçojë vetëm gjyqtarit kryesor të ndeshjes. Gjithashtu bordi drejtues i Federatës Gjermane të Futbollit është distancuar edhe nga zërat se moviola elektronik­e është e ndezur vetëm në rastet të cilat janë ekstremish­t të diskutuesh­me. Ata gjithashtu kanë saktësuar se moviola elektronik­e nuk ka rolin e gjyqtarit, por ta ndihmojë atë.

 ??  ??
 ??  ?? Helmut Krug, ish-shefi i VAR
Helmut Krug, ish-shefi i VAR
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania