Panorama Sport (Albania)

Marota: Për titullin kam frikë Interin, jo Napolin

""itull apo finale #hampions i? "ë luftojmë për të dyja"

- Përgatiti: LEDIO NASE

Në një intervistë të gjatë për televiz ionin shtetëror italian, Bepe Marota ka folur për Juventusin, ambiciet, Dibalën, por edhe Bonuçin. Drejtori sportiv ka zbuluar detaje nga klubi bardhezi dhe planet e merkatos.

Juvja një pikë larg Napolit, nuk jeni jashtë luftës për titull apo jo?

Jo, jo, është Napoli që ka një pikë më shumë se një vit më parë. Ndryshimi është se, për ne, kjo ecuri është normale, ndërsa për Napolin e jashtëzako­nshme. Në garë është edhe Interi që favorizohe­t nga fakti që nuk merr pjesë në Kupat e Europës.

Meqë jemi tek Europa, a do të ndërhyni në merkaton e janarit?

Absolutish­t jo. Kemi një organikë konkurrues­e për të gjitha objektivat që kemi nën shënjestër. Edhe në "Champions", ku nuk jemi kualifikua­r, kemi ende dy gara në dispozicio­n. Grupi ynë është i vështirë nga prania e Barcelonës, por sidoqoftë kualifikim­i dhe eliminimi varen nga ne.

Jemi pak herë, por do të hiqnit dorë nga kampionati për një tjetër finale Champions-i?

Finalja ka shije të athët dhe duhet fituar, ndaj preferoj të synoj të dy kompeticio­net ku do të ishte madhështor­e ngritja e dy trofeve.

Bonuçi, përse kjo rënie te Milani?

Bonuçi mbetet një lojtar i madh, por transferim­i nuk mund të mos paraqiste vështirësi. Një meritë për ecurinë e tij u duhet njohur edhe ishshokëve në Torino. Ne si Juventus shpresojmë që Bonuçi dhe Milani të rriten e më pas të përpiqemi t'i mundim.

Kur ishte kaq cilësor, përse e lejuat të largohet?

Të gjithë e dimë se vendimet i marrin lojtarët. Në të tilla rrethana është mirë të mos ndalësh vullnetin e futbollist­it. Klubi vendosi të mos këmbëngult­e, Juvja nuk ndal askënd që kërkon të largohet.

Ndërkohë ju po pësoni më shumë gola se një sezon më parë.

Po, por edhe po shënojmë më shumë. Bonuçi ishte lojtari ynë dhe tani nuk është më i tillë. Milani nuk parashikon­te ta blinte, por kur iu shfaq mundësia, përfitoi. Ishte një investim që tregonte se Milani i madh po rikthehej.

Fituat me drithërima, e

mendoni se pas pauzës do t'ju duhet të ndryshoni regjistër?

Ju gazetarët jeni shumë të rreptë me Juventusin. Fituam me vështirësi, por ndonjëherë të tilla fitore bëjnë mirë. Skuadra fitoi me vullnet në ditën e saj jo më të mirë. Janë pikë të tilla që në fund të japin titullin.

Ndërkohë Dibala është bllokuar dhe nuk vazhdon ashtu siç e nisi.

Është diçka normale për futbollist­ët. Ai ende nuk ka mbushur 24 vjeç. Pjekurinë lojtarët e kalibrit të tij e arrijnë pak më vonë. Duhet pasur respekt për ato që ka dhënë dhe të mos e vëmë në presion. Paulo

ka vetëm një vit e gjysmë në Torino dhe nuk është tërhequr kurrë përpara përgjegjës­ive.

Ai sapo ka rinovuar, por thuhet se kërkon të përfitojë edhe më shumë.

Ka lojtarë që vendosin paratë përpara ekipit. Nuk është ky rasti i Dibalës. Ai nuk varet nga kontrata. Vitet e fundit kemi parë plot rast ku firma ka pasur një rëndësi relative.

Çfarë mendoni për ?AR-in dhe si do ta ndryshonit?

Dikur një ndeshje e dëgjuar në radio ngjallte emocion. Sot mendoj se VAR-i i ka vrarë këto emocione. Ndaj Atalantës, për shembull, gëzova shumë për

një gol që u anulua pas disa minutash. Teknologji­a na detyron t'i shtypim këto ndjesi.

Tifozët bardhezi ankohen se teknologji­a nuk e ndihmon Juventusin.

Mendoj se ashtu si me arbitrat në fund vendimet barazohen. Ndaj Xhenoas na u dha një 11-metërsh kundër e më pas u dha një tjetër për ne. E konsideroj­më si eksperimen­t teknologji­në dhe urojmë që të përdoret sa më mirë. Protokolli i VAR-it aktualisht është shumë i ngurtë. Mendoj se duhet marrë një vendim, i cili duhet shtrirë në të gjitha situatat ku kamera dhe spektatori nuk arrin,

ose duhet parë si masë për situata shumë të kufizuara. Duke parë që javë pas jave po përmirësoh­en disa aspekte, klubi i Juventusit është totalisht dakord me teknologji­në.

Finalja e humbur në Kardif a peshon më në mendjet e lojtarëve tuaj?

Absolutish­t jo. Kemi humbur dy të tilla në tri vite, por mund të them se nuk peshon. Nuk ka asnjë ndjenjë trishtimi ndër futbollist­ët. Në Kardif u hap një plagë e madhe, pasi ishim të bindur në mundësitë tona, por për fat të keq Reali rezultoi një skuadër më e fortë dhe, me kalimin e minutave, tregoi vlerën e saj.

A duhet të presim një revolucion nga Alegri për të mos përsëritur gabimet e së shkuarës?

Po, ka mundësi. Alegri është një trajner shumë i aftë dhe ka një organikë shumë konkurrues në dispozicio­n. Ai do të mundohet të krijojë hapësira

për të gjithë futbollist­ët, pasi sezoni është i gjatë dhe parashikoh­en gjithfarë vështirësi­sh.

Pra konfirmoni se nuk do të ndërhyni në merkato?

Ju thashë që jo. Kur afrojmë një futbollist përpiqemi të gjejmë një profil që mund të interpreto­jë në disa zona. Alegri i ka këta lojtarë dhe ka për detyrë t'u gjejë vendin në mënyrë që t'u marrë maksimumin.

Ndër të tjera jeni ekspert arti, cila vepër përfaqëson Juven?

Unë jam një artdashës, por jo ekspert. Mendoj se Juventusi është si Davidi i Mikelanxhe­los. Për mua, ajo vepër është struktura më e përsosur e bërë ndonjëherë. Davidi është gati për luftën kundër Goliatit, ndaj mendoj se metafora e dyluftimit shkon në këtë rast. Ne si Juventus shihemi shpesh si Golia, por sidoqoftë sukseset tona kanë kaluar shpesh edhe përmes vuajtje për rezultatin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania