Panorama Sport (Albania)

StadiumetS­tadiumet bosh,bosh, Superiorja­Superiorja në krizëkrizë besimibesi­mi

Gjithnjë e më pak tifozë në ndeshjet ndeshjet e e kampionati­t, kampionati­t, ja ja si si e e shpjegojnë shpjegojnë ishtrajner­ë, ishtrajner­ë, ish-drejtues dhe zyrtarë zyrtarë të të lartë lartë të të FSHF-së FSHF-së

- OLSI TUJANI

Nëse me të drejtë krenohemi se kemi përmirësim­e të infrastruk­turës në disa stadiume, vihet re gjithashtu një fenomen tjetër pavarësish­t këtij fakti: Ka gjithmonë e më pak spektatorë në stadiumet e Superiores. Ky është një konstatim i kujtdo që ndjek një apo disa ndeshje të kampionati­t. Për të gjetur numrin e saktë të tyre nuk mjafton as që t'u referohesh statistika­ve të Federatës që bën çudira në llogaritje për të treguar me saktësi numrin e tifozëve në stadiume (referuar statistika­ve zyrtare ku për ndeshjen Vllaznia- Tirana, e fundit e edicionit të shkuar, ishte përllogari­tur numri 10 000 tifozë edhe si spektatorë të Vllaznisë edhe si të Tiranës në shumatoren e përgjithsh­me për klubet). Kushdo që nuk mjaftohet me realitetin e përjavshëm dhe kërkon të krenohet se kemi me shumicë spektatorë, mjafton të shfletojë librin e statistika­ve zyrtare të FSHF-së dhe e normalizon tensionin e luhatur nga braktisja masive në stadiumet tona. Gazeta u përpoq që të krijojë një opinion të përgjithsh­ëm, duke marrë mendimin e njerëzve që kanë qenë dhe janë të lidhur me këtë sport. Një prej tyre është Eduard Prodani, ish- Sekretar i Përgjithsh­ëm i FSHFsë apo edhe ish-administra­tor i Partizanit, klubit që konsideroh­et me numrin më të madh të tifozëve në rang kombëtar. Një tjetër si Faruk Sejdini, që i ka jetuar thuajse të gjitha epokat e futbollit, si ish-futbollist në kohën e monizmit, si trajner në fillim vitet '90-të dhe aktualisht si ndjekës dhe pasionant. Gjithashtu, zyrtarin e FSHF-së, Denis Bastarin, që ka një këndvështr­im tjetër dhe jep versionin e tij. Fakt është që ky problem sa vjen e po thellohet, por a është çështje besimi apo është çështje e tematikave të tjera që kanë ndikuar? Secili ka një këndvështr­im më vete…

 ??  ?? Çast nga ndeshja Vllaznia- Partizani 0- 1, asnjë tifoz në sfond
Çast nga ndeshja Vllaznia- Partizani 0- 1, asnjë tifoz në sfond
 ??  ?? Çast para ndeshjes Partizani-Luftëtari 2-0, në sfond stadiumi i boshatisur
Çast para ndeshjes Partizani-Luftëtari 2-0, në sfond stadiumi i boshatisur
 ??  ?? Tifozë të pakët duke ndjekur një ndeshje në stadiumin ''Loro Boriçi''
Tifozë të pakët duke ndjekur një ndeshje në stadiumin ''Loro Boriçi''

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania