Panorama Sport (Albania)

“Menaxhimi dhe konkurrenc­a televizive, faktorët e mungesës”

Flet ish-sekretari i FSHF, Eduard Prodani

-

Në lidhje me situatën e tifozëve në ndeshjet e kampionati­t shqiptar të futbollit, gazeta ka kontaktuar me një nga ish-drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit si dhe me një nga ish-drejtuesit e Partizanit në të shkuarën. I kontaktuar nga "Panorama Sport" për arsyet që çojnë në boshatisje­n masive të stadiumeve shqiptare në vitet e fundit, e vënë re edhe në nisjen e këtij edicioni, Prodani liston një sërë faktorësh. Në përgjigjen e tij, arsyeja kryesore është besueshmër­ia e ulët në garën sportive dhe në rezultatet e ndeshjeve si dhe te institucio­net që kanë të bëjnë me sportin dhe garën sportive, konkretish­t futbollin. Eduard Prodani përmend edhe faktin e ndeshjeve, që tashmë janë në një numër shumë të madh si mundësi për t'u ndjekur nga publiku, ndërkohë që ai përmend edhe faktin se konkurrenc­a për kampionati­n shqiptar është shumë e madhe në lidhje me ndeshjet që transmetoh­en në televizion, nga kampionate të ndryshme. Ja edhe përgjigja e Eduard Prodanit sa i përket faktorëve që çojnë në uljen e ndjeshme të numrit të spektatorë­ve në shkallët e stadiumit:

- Besueshmër­ia e ulët në një garë sportive të drejtë, pa kompromise dhe të menaxhuar me paanësi.

- Cilësia e ulët e futbollit shqiptar.

- Besueshmër­ia e ulët në institucio­net që organizojn­ë dhe japin drejtësi në futboll.

- Konkurrenc­a edhe e futbollit botëror që transmetoh­et praktikish­t i plotë në televizion.

- Transmetim­i i ndeshjeve në televizion­e.

- Intensitet­i i lartë i ofertës për të ndjekur futboll.

- Pjesëmarrj­a masive në bastet sportive e popullsisë së interesuar në futboll (ndjekin paralelish­t ndeshjet në pikat e basteve ku në të njëjtën kohë ke mundësi të ndjekësh disa kampionate paralelish­t me ndeshjet e futbollit shqiptar).

- Venitja e traditës dhe mungesa në veprimtari­të kryesore e disa klubeve tradiciona­le nga qendrat kryesore urbane.

- Cilësia e stadiumeve dhe fushave të lojës.

- Gjendja ekonomike e popullsisë.

- Oraret e papërshtat­shme të ndeshjeve.

- Mungesa e strategjiv­e dhe politikave të rritjes së interesit për ndeshjet.

- Mungesa e bashkëpuni­mit, komunikimi­t dhe mbështetje­s së grupeve të organizuar­a të mbështetës­ve (tifozëve).

- Dobësia institucio­naloorgani­zative e klubeve, paqëndrues­hmëria, mungesa e profesiona­lizmit dhe seriozitet­it në punën me skuadrat.

Identiteti dhe imazhi publik jo i përshtatsh­ëm në ndonjë rast i drejtuesve të klubeve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania