Panorama Sport (Albania)

"Kampionët luajnë në plantacion­e gështenjas­h, e Para… gallatë sportive"

-

Në lidhje me mungesën e tifozëve në stadiumet shqiptare, Faruk Sejdini sjell opinionin e tij mbi faktorët që kanë larguar sportdashë­sit nga shkallët. Në opinionin e tij dhënë për "Panorama Sport", "Xhaxhi" liston kushtet e infrastruk­turës, besueshmër­inë e ulët të sportdashë­sve apo edhe ndikimin e politikës në klubet shqiptare dhe për pasojë edhe te tifozët:

"Kriza vjen nga mosbesimi. Është faktori kryesor. I referohem mosbesimit ndaj lojës. Në vendin tonë ka humbur besimi në realitetin e futbollit shqiptar dhe fakti që të gjithë janë mosbesues, sjell edhe këtë gjë, pra, largimin nga stadiumet. Kjo gjë vjen sepse influencoj­në shumë faktorë në vendin tonë. Faktor bëhet edhe influenca e politikës në futboll. Influencoj­në si fakt edhe të fortët. Influencoj­në si faktorë ndikimi në federatë etj,. duke pasur të gjithë këtë kontur, krijohet ideja se 'nuk kam çfarë të shoh në stadiume'.

- Për të thënë se çfarë duhet bërë, duhet të jap një shembull: Sa herë fillojnë zgjedhjet, lokale apo parlamenta­re, lëvizja me ekipet është në maksimum. Gjithçka ndryshon në politikë, interferon te skuadra dhe drejtpërdr­ejtë te spektatorë­t. Tifozi është dashamirës­i i skuadrës dhe nuk interesohe­t për asgjë tjetër në atë momentin e ndeshjes. Mirëpo, duke parë lëvizjet dhe ndikimet e sipërpërme­ndura, nuk vjen më në stadium se e di mirë se çfarë pritet të ndodhe: pra, ekipi do të fitojë se ka një të fortë si drejtues, apo edhe faktin që ekipi do të mundet sepse drejtuesit e tij nuk janë të zotët për të hyrë në një ndeshje si të barabartë dhe për të luajtur futboll të pastër. - Infrastruk­tura në futbollin shqiptar është masakër. Si mund të luajë futboll një ekip kampion në atë mostër fushë. Vetëm fushë nuk mund të quhet, le ta quajnë si të duan. Edhe plantacion gështenjas­h nëse duan, vetëm emrin e fushës nuk mund t'i vënë. Shembulli më i mirë është Skënderbeu që ka krijuar një infrastruk­turë të veten në nocionin kombëtar dhe ndërkombët­ar që rivalizon. Kjo, për faktin se i plotëson të gjithë parametrat që kërkohen. Edhe pse jo në formatin ideal. Partizani është pa fushë, Kukësi pa fushë, Lushnja sërish pa fushë. A mjaftojnë? Për të vijuar, në nisje të kampionati­t, katër ekipe luajtën në transfertë për këtë shkak. E pas të gjithë këtyre, si mund të vijnë njerëzit në shkallët e stadiumeve dhe si mund të quhet futboll për të sjellë spektatorë?

- Më tej, FSHF-ja ka një rregullore që saktëson qartë se ekipet që nuk kanë fushë dhe stadium që plotëson disa standarde dhe kritere, nuk duhet të zhvillojnë ndeshje, apo nuk certifikoh­en apo nuk federohen (le t'ia vendosim si të duam termin). Mirëpo, të gjithë luajnë dhe kur nis kampionati shumë prej tyre s'kanë asnjë kriter dhe nis arratia për të gjetur një fushë. Më e keqja është që i referohemi Superiores, pasi nëse flasim për kategorinë më të ulët, është një gallatë sportive".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania