Panorama Sport (Albania)

Stadiumet e zbrazura, kampionati në krizë besimi

Nga akuzat për trukime, deri te sjellja mediokre e policisë

- JORGIS MEMO

Krizë besimi, nivel i ulët, tribunat jo ko mode, klube pa histori dhe deri te sjellja absurde e forcave të rendit. Këto, por jo vetëm, janë disa nga arsyet që "Panorama Sport" mundohet të sjellë për lexuesin sa i përket boshatisje­s së stadiumeve në Kategorinë Superiore gjatë këtij sezoni. Në fazën e parë të kampionati­t, përjashto tri ndeshje Partizani- Kukësi, Skënderbeu-Partizani dhe VllazniaTe­uta, në të gjitha të tjerat, pjesëmarrj­a e tifozëve në stadium ka qenë e ulët.

* Një element i rëndësishë­m që vret gjithnjë e më tepër futbollin tonë është mungesa totale e besimit nga ana e tifozëve për integritet­in e klubeve të Kategorisë Superiore. Një pjesë e vogël e ndeshjeve që janë manipuluar, ka nxirrë gjithë imazhin e kampionati­t, sepse nuk ka pasur kurrë ndëshkime serioze për të rivendosur besimin te gara e drejtë.

* Vërtet kemi bërë hapa përpara sa i përket infrastruk­turës në Superiore, me stadiume që përmbushin edhe kriteret e UEFA-s, por ama në tribuna nuk ka ndonjë komoditet për tifozët. Sektorë të amortizuar, që nuk të ofrojnë asgjë komode ekstra, teksa ndjek një ndeshje.

* Është shumë e vështirë për të shkuar familjaris­ht në një ndeshje të kampionati­t shqiptar. Thuajse në të gjitha stadiumet ofendimet në kor janë të pranishme, por në vendin tonë i tejkalojnë të gjitha limitet. Afrimi i femrave në stadiume duket si një mision i pamundur, edhe pse në qytete si Tiranë, Korçë, Shkodër e Gjirokastë­r ka prani modeste.

* Klubet shqiptare nuk kanë asnjë projekt për të afruar tifozët në stadium. Edhe ato elitare lënë për të dëshiruar në menaxhimin që i bëjnë çështjes së tifozëve, duke ia lënë gjithçka rastësisë.

* Të gjitha ndeshjet e Kategorisë Superiore transmetoh­en "live" nga platforma "Supersport", por edhe TVSH. Shumë prej tifozëve ndihen më komod për të ndjekur takimet nga TV, se sa të shkojnë në stadium.

* Lëvizja demografik­e në qytete ka ndikuar jo pak në këto vitet e fundit. Gjithnjë e më tepër përqendrim­i është në kryeqytet.

* Mungojnë në Superiore klube elitare, që i kanë dhënë tonin futbollit shqiptar ndër vite, duke nisur nga Tirana, Dinamo, Elbasani, Apolonia, Tomori, Besëlidhja etj. Superiorja ka humbur një derbi TiranaPart­izani, por edhe një klasike të futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana.

* Edhe pse futbolli i sotëm njeh gjithçka dhe, me gjithë respektin për klubet, sërish është e vështirë për t'u perceptuar nga pjesa e shëndoshë e tifozëve fakti që skuadra si Kukësi, Kamza apo Laçi janë tashmë rivalë të denjë të ekipeve legjendë të futbollit shqiptar.

* Shkëputja e klubeve nga qytetet është një arsye madhore.

Çfarë kuptimi ka që Kukësi stërvitet gjatë gjithë kohës në Tiranë dhe shkon në qytetin e vet vetëm për ndeshje?! Ç'kuptim ka që edhe Laçi më shumë bën stërvitje në Kamzë, se sa në shtëpinë e vet?!

* Kanë munguar totalisht politikat e FSHF-së në gjithë këto vite, për t'ua bërë më të lehtë tifozëve dhe t'u ofrojë atyre një standard. Më shumë institucio­ni ka kontribuar në mbylljen e stadiumeve, me vendime që dënojnë një qytet të tërë dhe jo individë që mund të kenë gabuar.

* Shpesh çmimet e biletave janë të papërballu­eshme, veçanërish­t nga tifozë të qyteteve të ndryshme, ku varfëria është ulur këmbëkryq.

* Në fund, por jo për nga rëndësia, është mediokrite­ti i forcave të rendit, me një sjellje agresive në stadiume. Policia bëhet protagonis­te për keq thuajse çdo fundjavë në stadiumet shqiptare.

 ??  ??
 ??  ?? Çast para ndeshjes Vllaznia-Skënderbeu 0-2 në stadiumin e Korçës
Çast para ndeshjes Vllaznia-Skënderbeu 0-2 në stadiumin e Korçës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania