Panorama Sport (Albania)

FSHF: Mos e quani boshatisje, rënie ka pësuar vetëm Partizani

Flet drejtori administra­tiv, Bastari: Më shumë kanë ndikuar rezultatet

-

Drejtori administra­tiv i FSHF- së, Denis Bastari, i cili prej vitesh ka mbajtur detyra të rëndësishm­e në institucio­nin e futbollit, mendon se situata në stadiumet shqiptare nuk është aq e rëndë sa mund të mendohet apo aludohet. Në bisedën për "Panorama Sport", Bastari mundohet të japë shifra konkrete të sezoneve të fundit, ndërsa bën edhe një krahasim me kampionate­t e vendeve të tjera në rajon.

TIFOZËT

"Mendoj se termi boshatisje masive është i gabuar, kjo bazuar në shifrat e dy viteve të fundit. Në rast se do t'u referohemi statistika­ve të marra nga sistemi ' COMET', mund të vërejmë lehtësisht një rritje me pothuajse 20% në pjesëmarrj­e të përgjithsh­me (e përkthyer në shifra rreth 96.392 tifozë më shumë në stadium) në numër tifozësh ndërmjet sezonit ' 15/' 16 dhe ' 16/ ' 17. Një shifër e konsiderue­shme referuar dhe rajonit apo kampionate­ve të rajonit. Gjithashtu referuar edhe ekipeve në veçanti, me përjashtim të Partizanit, që ka pësuar një rënie në pjesëmarrj­en e tifozëve në stadium, pjesa tjetër e klubeve ka pësuar një rritje të vazhdueshm­e, ku bien në sy Vllaznia, Kukësi dhe Flamurtari, me një rritje rreth 30- 40% në numrin e tifozëve. Sigurisht kjo s'do të thotë që kjo është më e mira e mundshme. Një pjesë e mirë e kësaj pune u takon klubeve në veçanti, por FSHF është munduar gjithmonë që të rrisë masiviteti­n e personave që të shkojnë në stadium", ka thënë fillimisht Bastari për situatën në stadiume.

DËNIMET

Por sa kanë ndikuar në boshatisje­n e stadiumeve shqiptare vendimet shpesh absurde të Komisionit të Disiplinës në FSHF? Drejtori Bastari jep këtë argument: "Në shumicën e rasteve, dënimet e marra nga Komisionet e Disiplinës ndaj klubeve janë kritikuar si nga publiku apo specialist­ët, por nuk është vlerësuar në shumicën e rasteve. Pra, të gjitha klubet dhe tifozëritë janë të njoftuara për sanksionet që mund të marrin në raste incidentes­h dhe prej tyre kërkohet vetëm respektimi i rregullave për të cilët ata kanë rënë dakord. Ato nuk marrin parasysh faktin që kjo mund t'i ndihmojë për ta zgjeruar rrethin e tifozëve që të kenë në stadium, ku mund të shkojnë më shumë gra apo fëmijë, në rast se ofendimet do të ishin me të pakta në shkallët e stadiumeve, apo kushtet e ofruara do të ishim më të qytetëruar­a". INFRASTRUK­TURA Bastari mendon se përmirësim­i i kushteve në stadiume do të rrisë praninë e tifozëve. "Në të njëjtën kohë, rritja e numrit të tifozëve, përkon dhe me infrastruk­turën e përmirësua­r në pjesën më të madhe të stadiumeve në vend. Tashmë pothuajse në çdo qytet të Shqipërisë ka një stadium, ku mund të luhen kompeticio­ne zyrtare europiane për moshat. Rastet dhe arsyet për ulje të numrit të tifozëve në stadium janë nga më të ndryshmet dhe sigurisht më i ndjeshmi janë dhe rezultatet sportive. Në rastet kur një ekip është pretendent për vendet e larta në klasifikim, interesi i tifozëve detyrimish­t është më i lartë. Raste të tilla ka plot dhe në futbollin europian. Milani e filloi sezonin me më shumë se 60.000 tifozë në një ndeshje të turit paraelimin­ator dhe, pas disa rezultatev­e negative, entuziazmi tashmë ka rënë dhe shifrat janë përgjysmua­r. Personalis­ht mendoj që kushtet në stadiumet shqiptare gjatë viteve të fundit janë përmirësua­r së tepërmi, jo vetëm në aspektin e infrastruk­turës, por dhe të rendit, por kërkohet gjithashtu një punë më e mirë nga klubet për thithjen e tifozëve, strategji të mirëfillta marketing për të bërë dhe familjet apo fëmijët që ta shikojnë si një ambient argëtimi", përfundoi drejtori administra­tiv i institucio­nit të futbollit shqiptar. Olsi Tujani

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania