Panorama Sport (Albania)

Vllaznia, më keq se një vit më parë

Kuqeblutë e nisin sezonin me pretendime, por ndodhen në zonën e rënies nga kategoria

- ADMIR URUÇI

Faza e parë e Vllaznisë është për t'u harruar. Në 9 takimet e para të sezonit 2017-2018, kuqeblutë kanë marrë vetëm 6 pikë, një ecuri nga më të dobëtat në sezonet e fundit. Për më tepër, Vllaznia ndodhet në vendin e parafundit të tabelës së klasifikim­it, dhe nëse kjo renditje do të përkonte me fundin e kampionati­t, shkodranët do të zbrisnin në Kategorinë e Parë. Në sezonin e shkuar Vllaznia e mbylli fazën e parë me 11 pikë të grumbullua­ra, duke u renditur në grupin e pretendent­ëve për një vend në Europë. Ndërsa në këtë edicion, ku edhe pretendime­t ishin më të mëdha me afrimin e disa lojtarëve cilësorë shkodranë, gjërat nuk rrodhën siç duhet. Skuadra në këtë fazë të parë ka zhvilluar 6 takime në transfertë dhe tre në fushën e vet. Në tre takimet e zhvilluara në "Loro Boriçi", Vllaznia ka marrë vetëm një pikë. Ndërsa në 6 përballjet në transfertë kuqeblutë kanë marrë 5 pikë. Ekipi e nisi këtë sezon me një fitore në transfertë, 2-0 ndaj Lush-

njës. Por, një javë më pas shkodranët zhgënjejnë në shtëpi duke u mundur 1-0 nga Teuta. Në javën e tretë Vllaznia merr një barazim pa gola ndaj Luftëtarit, ndërsa pas një jave po në transfertë kuqeblutë humbin 2-0 ndaj Laçit vendës. Në javën e pestë, sërish në stadiumin "Loro Boriçi", Vllaznia

nuk arrin që të gjej fitoren. Ato mbyllin në barazim 1-1 përballjen me Flamurtari­n. Pas një jave Vllaznia pëson zhgënjimin e radhës, ku mundet 1-0 në Kamzë. Pas kësaj humbje ka ardhur edhe dorëheqja e trajnerit Armando Cungu dhe stafit të tij. Por, edhe afrimi i Ernest Gjokës nuk është se solli ndonjë mrekullinë në kampin shkodran në tri javët e fundit. Në debutim trajneri Gjoka u mund 1-0 në "Loro Boriçi" nga Partizani, ndërsa pas një jave Vllaznia ndali Kukësin në "Zeqir Ymeri", takim i cili u mbyll në shifrat 2-2. Faza e parë duhej të mbyllej në Shkodër, por për shkak të punimeve në fushën e stadiumit, shkodranët udhëtuan si pritës në Korçë, ku mundën 2- 0. Vllaznia ka shënuar 5 gola dhe ka pësuar 10 në 9 javë kampionat. Aktualisht shkodranët janë shumë më keq se një vit më parë, duke ditur se në këtë periudhë Vllazina kishte 5 pikë më shumë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania