Panorama Sport (Albania)

Problemet e Teutës, mbrojtja dhe komunikimi me të huajt

-

Skuadra e Teutës ka qenë pushim edhe gjatë ditës së djeshme, kjo pas vendimit të marrë nga stafi teknik pas barazimit me Laçin. Duke ditur ndërprerje­n e kampionati­t për këtë fundjavë dhe ngjeshjen e kalendarit në vijim, u vendos që "djemtë e detit" të rikthehen sot në stërvitje. Të gjithë futbollist­ët pritet të jenë në dispozicio­n të trajnerit Gugash Magani në seancën e sotme. Faza e parë për Teutën u mbyll jashtë parashikim­eve dhe si mos më keq. Durrsakët pretendoni­n tre vendet e para pas një fillimi fantastik, por pas humbjes me Flamurtari­n situata filloi të vështirëso­hej dhe arriti kulimin me vendime drastike të drejtuesve ndaj lojtarëve. Në 9 ndeshjet e para "djemtë e detit" grumbullua­n 8 pikë nga 27 të mundshme, shumë larg pritshmëri­ve. 5 humbje, 2 fitore dhe 2 barazime, si dhe 17 gola të pësuar dhe vetëm 11 të shënuar, është bilanci i Teutës së fazës së parë. Pra, statistika­t tregojnë qartë se Magani gjatë kësaj periudhe duhet të punojë më shumë me repartin e mbrojtjes. Një pjesë e mirë e futbollist­ëve e komentojnë këtë situatë si çështje psikologji­ke, megjithatë, duke u bazuar te mënyra se si golat janë pësuar është shumë më tepër se kaq. Komunikimi mes reparteve është problemi kryesor që të besuarit e trajnerit Magani duhet të përmirësoj­në. Fakti që në skuadër janë disa të huaj e bën më të vështirë komunikimi­n mes lojtarëve. Ndoshta përveç aspektit psikologji­k dhe teknikotak­tik Magani duhet të punojë me lojtarët edhe me komunikimi­n. Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania