Panorama Sport (Albania)

Optimizmi i Aleksit: Luftëtari e mbyll në mesin "e artë"

-

"Luftëtari do të jetë pjesë e më të mirëve në fund të sezonit 20172018, pavarësish­t ecurisë së fazës së parë". Kështu u shpreh fillimisht për "Panorama Sport" mesfushori fierak i Luftëtarit, Albano Aleksi. "Me përgjegjsh­mëri dhe vetëmohim, përballë Lushnjës treguam se forca jonë si ekip është grupi. Luftëtari me trajnerin Hasan Lika po gjen ritmin e duhur, një arsye më shumë për ne si lojtarë për të dhënë maksimumin në 27 përballjet e mbetura. Aktualisht jemi pozicionua­r në zonën e 'ftohtë', ku sapo është mbyllur akti i parë i kampionati­t të 79-të në Kategorinë Superiore. Një pozicion, sa i rrezikshëm për vetë faktin se jemi pranë zonës së rënies, njëherazi besimplotë për të synuar ngjitjen në renditje mes skuadrave elitare të futbollit shqiptar. Diferencat në klasifikim nga mesi i tabelës dhe fundit janë thuajse të pallogarit­shme. Një arsye më shumë për ne si ekip për të përmbushur objektivin primar, atë të qëndrimit në Superiore, pse jo dhe për të pretenduar akomodimin në mesin 'e artë' të klasifikim­it", u shpreh mesfushori i Luftëtarit. Albano Aleksi, javë pas jave me paraqitjen e tij, ka kapërcyer pritshmëri­të e tij. Në mesfushën e Luftëtarit, Aleksi dhe shkodrani Behar Ramadani janë dy pikat referuese të lojës së gjirokastr­itëve, si në planin mbrojtës, por edhe atë sulmues. Shpirti i garës, agresivite­ti në çdo sektor të fushës kanë bërë që Aleksi të ndëshkohet shpesh nga "xhaketat e zeza". Pas nëntë javësh të luajtura, mesfushori Aleksi është i vetmi lojtar i Luftëtarit që ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë, shifër kjo që të pezullon për një javë. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania