Panorama Sport (Albania)

Mbledhje te Kukësi, Gjici i jep besimin trajnerit

Kritika për Allën, gaboi te pësimi i golit të barazimit

- SKERDILAID SULOZEQI

Barazimi ndaj Fla murtarit nuk ka kënaqur shumë presidenti­n e Kukësit, Safet Gjici, i cili ka mbetur i zhgënjyer si nga rezultati ashtu edhe nga loja e ekipit të tij. Për këtë arsye Gjici ka thërritur në një mbledhje urgjente të gjithë stafin e skuadrës. Dhe kur të gjithë prisnin presidenti­n me nerva dhe që kritikonte e ngrinte zërin, ngelën të shtangur me sjelljen e tij. Gjici nuk ka kritikuar askënd, përkundraz­i takimi është zhvilluar me tone të ulëta dhe mjaft konstrukti­v. Gjatë tij, Gjici mori disa vendime. Së pari, presidenti ka konfirmuar trajnerin Milinkoviç dhe stafin e tij, duke u shprehur hapur atyre mbështetje­n dhe besimin e tij. Madje, presidenti ka shkuar edhe më tej, duke thënë se nuk është faji i trajnerit që disa lojtarë shfaqen dobët dhe bëjnë gafa në mbrojtje apo dhe në sektorë të tjerë. Milinkoviç dhe stafi i tij do të kenë afat deri në janar, ku të tregojnë potenciali­n e tyre, paçka problemati­kave të hasura deri tani. Nuk do të ketë penalizime për asnjë lojtar, të paktën përkohësis­ht gjithashtu s'do të ketë më objektiva afatgjatë sa u përket ndeshjeve, por synimi do të jetë fitorja në ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Kamzës. Çdo lojtar që nuk do të bëjë paraqitje të mirë, pritet të ulet në

stol nga ana e trajnerit.

ANALIZA - Takimi me Flamurtari­n u shoqërua me disa episode, si gabimet e mbrojtjes që Kukësi pësoi golin e barazimit, por dhe për faj të arbitrit Hamiti, i cili, sipas verilindor­ëve, nuk akordoi penallti kur Ethemi në minutën e 60-të u rrëzua në zonë. Këtu kryesori e ka ndëshkuar me karton të verdhë për simulim dhe për drejtuesit e Kukësit ky ishte një episod kundër tyre, që ndikoi për rezultatin përfundimt­ar. Gjithashtu në klub janë duke punuar për të bërë ankesën në

FSHF, për këtë rast, i cili, sipas moviolistë­ve të ndryshëm, është konsiderua­r si penallti.

KRITIKAT - I vetmi lojtar, i cili ka marrë kritika gjatë mbledhjes së djeshme, ka qenë Albi Alla. Sipas stafit dhe presidenti­t, ai ka gabuar në momentin që skuadra ka pësuar golin e barazimit. Kështu që, veç gjyqtarit, humbja i faturohet edhe atij. Gjatë bisedës mes drejtuesve është kërkuar që mbrojtja të jetë më e kujdesshme, pasi në nëntë javë ekipi ka pësuar shtatë gola.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania