Panorama Sport (Albania)

Kamza ha “koka trajnerësh”, batuta e Ndreut: Shkarkojmë edhe Milinkoviç­in

Tre trajnerë janë larguar nga stoli pas humbjeve me blutë

-

Nga Daniel Fernandez i Luftëtarit, tek Armando Cungu i Vllaznisë dhe së fundmi te Mark Iuliano i Partizanit, skuadra e Kamzës është kthyer në një makth për trajnerët e Superiores. I pari u shkarkua pas fitores së kryeqyteta­sve, në Gjirokastë­r në shifrat 1- 2. Ndërsa, Cungu u largua nga drejtimi i ekipit pas humbjes së Vllaznisë në Kamzë në shifrat 1-0. Me të njëjtin rezultat humbi edhe Iuliano me Partizanin e tij në të njëjtin stadium.

DEKLARATA - Tre teknikët e sipërpërme­ndur janë larguar nga pozicionet e tyre pikërisht pas humbjeve me ekipin e drejtuar nga Ramadan Ndreu. Ky i fundit, në një prononcim për "Panorama Sport", u shpreh: "Unë nuk di gjë se çfarë ndodh me trajnerët e Superiores dhe problemet që ata kanë me drejtuesit apo me vetë klubin. Ne shohim punën tonë. Nëse shkarkimet e tyre janë bërë, nga humbjet me skuadrën tonë, për këtë nuk jam unë 'mëkatari'. Ne kemi një objektiv si skuadër dhe çdo kundërshta­r e vlerësojmë maksimalis­ht, duke kërkuar gjithnjë maksimumin e kjo ka qenë plotësisht e efektshme, pasi jemi përballë pa frikë ndaj çdo kundërshta­ri të Superiores. Fakti që ne jemi në vendin e 4-t tregon se puna jonë është në rrugë të mbarë. Arritja aktuale ka ardhur si pasojë e një pune sistematik­e dhe të një merkatoje mjaft të shkëlqyesh­me në verë. Edhe pse

skuadra jonë u krijua rishtas, ne parashikon­im që efektet të vinin pas javës së 7-të të kampionati­t. Sigurisht që efektet e tanishme, duke u renditur në krye të 4 skuadrave më të mira të vendit, janë si pasojë e punës tonë si staf teknik, por edhe në sajë të

përkushtim­it të drejtuesve të klubit, si presidenti Naim Qarri po ashtu edhe të kryebashki­akut Xhelal Mziu. Të jem i sinqertë, nuk e prisnim që të ishim këtu", ka sqaruar tekniku kamzali. Madje, me shaka, ai thotë: "Ne do të fitojmë edhe javën e ardhshme ndaj Kukësit, mbase është radha e të katërtit", ka qenë batuta e Ndreut. Nën drejtimin e tij, në përfundim të fazës së parë të kampionati­t, kamzalinjt­ë kanë arritur të sigurojnë katër fitore, tri barazime dhe dy humbje, duke qenë shumë pranë zonës europiane. Abdull Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania