Panorama Sport (Albania)

Bindet Idrizi: Kjo është skuadra ime, më emocionon

Administra­tori i Flamurtari­t: Tani na duhet një klub kampion

-

Ecuria pozitive e Flamurtari­t në ndeshjet e fundit duket se ka shtuar oreksin e drejtuesve edhe për objektivat. Administra­tori Sinan Idrizi, në një prononcim për "Panorama Sport", deklaroi se ky është ekipi më i mirë gjatë gjithë kohës që ai ka drejtuar. Idrizi është i bindur për një sezon sa më të mirë, por së pari thekson se dëshiron që të shpallet kampion klubi dhe pastaj të mendohet për ekipin. "Ky ekip po ecën shumë mirë dhe është një skuadër që mua më krijon emocione. Do të kemi një sezon të mirë dhe me surpriza të bukura. Me fillimin e 'Vlora Sport', Flamurtari do të jetë diçka tjetër. Në momentin që do të privatizoh­et do të ndryshojë 100%. Ky Flamurtar nuk do të jetë më një ekip, por do të jetë një klub. Unë e kam thënë shpesh që nuk duhet të ndërtojë një ekip kampion, por ne duhet të jemi një klub kampion. I përgëzoj këta djem për shpirtin e garës që po japin në fushë dhe për respektimi­n e fanellës", u shpreh Idrizi, i cili i ka qëndruar skuadrës pranë gjatë javëve të fundit.

DËNIMI - Administra­tori

i

vlonjatëve ka komentuar edhe njëherë dënimin e fushës, gjykimin e deri tek anulimi i golit në ndeshjen ndaj Kukësit. "Nuk replikoj për çështjen e arbitrit nëse ishte ose jo gol. E gjykojnë specialist­ët, unë respektoj çdo vendim të gjyqtarëve.

Pas ndeshjes patëm një reagim ndaj arbitrave një situatë më shumë se e acaruar dhe mund të kishte pasoja të rënda. Nëse ne kemi bërë një protestë civile ka arritur kulmi në këtë vend kur dënohemi kështu dhe më e bukura, as na sollën shkresën e dënimit. Në fushat e qyteteve të tjera ku janë vrarë dhe janë plagosur lojtarë e arbitra, nuk ka pasur asnjë masë", u shpreh Idrizi. Administra­tori i Flamurtari­t shprehet i lumtur nëse Bashkim Fino do të kandidojë për postin e pres- identit të FSHF- së. "Me Finon kam njohje të vjetër kur ai ishte kryetar i Bashkisë Gjirokastr­ës. Nëse Fino është kandidatur­ë për kreun e FSHF- së, unë do të jem shumë i lumtur. Do të ketë zhvillime para marsit", përfundoi Idrizi. Ermal Sika

 ??  ?? Flamurtari - Kukësi 1-1
Çast nga ndeshja e javës së shkuar
Flamurtari - Kukësi 1-1 Çast nga ndeshja e javës së shkuar
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania