Panorama Sport (Albania)

Flamurtari, 100 mijë euro për Zisin

Diskutohet edhe opsioni i huazimit, por vlonjatët duan pronësinë e kartonit

- ERMAL SIKA

Flamurtari, në sulm për talentin e Bylisit, Niko Zisi. Drejtuesit e klubit dhe trajneri Shpëtim Duro kanë nisur që të mendojnë që tani për përforcime­t në merkaton dimërore. Vlonjatët e kërkojnë me patjetër lojtarin që të bëhet pjesë e merkatos së janarit dhe t'i bashkohet Flamurtari­t. Sulmuesi 22-vjeçar është një kërkesë e trajnerit Shpëtim Duro, i cili dëshiron që ta ketë në ekip sulmuesin. Lajmi konfirmohe­t ekskluzivi­sht për "Panorama Sport" nga burime zyrtare pranë Klubit të Futbollit Flamurtari. Zisi ka lindur në Fier dhe është 22 vjeç, 1.78 i gjatë dhe po shkëlqen me ballshiotë­t. Sulmuesi ka bërë një paraqitje shumë të mirë me ekipin e Bylisit dhe së fundmi ai i ka shënuar edhe Tiranës, ku duhet thënë se ka spikatur me veprimet në krah dhe vështirësi­në që krijoi në mbrojtjen bardheblu. Vlonjatët e duan në ekip futbollist­in, por e vetmja gjë që mund të pengojë transferim­in e tij në janar te Flamurtari është kontrata. Mësohet se Zisi ka një kontratë katërvjeça­re me klubin ballshiot. Lojtari mund të vijë në Vlorë edhe në formën e huazimit, por një opsion i tillë nuk është shumë i pëlqyer nga drejtuesit e klubit.

FINANCAT - Por, duket se në Vlorë nuk janë të gatshëm që të marrin në huazim lojtarin dhe drejtuesit e Flamurtari­t janë të gatshëm për të bërë edhe sakrifica ekonomike. Kjo, pasi Zisi premton për të ardhmen dhe për trajnerin Duro marrëveshj­a duhet kryer sa më shpejt. Ndërsa klubi ballshiot edhe mund të përfitojë financiari­sht nga shitja e kartonit të lojtarit, vlera e të cilit mund të shkojë edhe 100 mijë euro. Mbetet për t'u parë se çfarë do të ndodhë deri në janar, por trajneri Duro këmbëngul që të ketë në ekip shërbimet e 22- vjeçarit. Tekniku kryeqyteta­s u beson lojtarëve të rinj në moshë, duke u dhënë hapësira aktivizimi. Ai ka kryer merkato edhe gjatë verës te skuadra e Kategorisë së Parë, duke marrë nga Besëlidhja Sidiben dhe Kamaranë, të dy lojtarë nga Guinea në moshë të re.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania