Panorama Sport (Albania)

)umbi me *+lisin, Ze Maria ,braktis- Tiranën

Raziliani do të luajë me ish ! lojtarët për bamirësi

- BESAR BOZGO

Tirana u thye pas gjashtë fitoresh radhazi ku në ndeshjen e së shtunës me Bylisin, u mund me rezultatin 1-0. Për bardheblut­ë ishte disfata e parë në këtë kampionat dhe goli i parë që pësonin. Një shans për shkëputje, por tashmë ballshiotë­t janë afruar me tri pikë dhe gara është hapur sërish. Një humbje që ka lënë të zhgënjyer trajnerin brazilian Ze Maria, i cili ka vendosur të "braktisë" skuadrën. Por, vetëm për pak ditë, pasi tekniku do të rikthehet sërish në krye të bardhebluv­e për të vazhduar misionin që ka nisur, rikthimin e ekipit në Superiore. FTESA

Burime pranë klubit bardheblu kanë bërë të ditur se Ze Maria ka marrë një ftesë për të qenë nesër në Kinë. Bëhet fjalë për një ndeshje miqësore për bamirësi. Ish- lojtarët e Interit si Alvaro Bekoba, Marko Materaci, Karboni dhe të tjerë "yje" që kanë qenë pjesë e skuadrës bluzi në Itali, do të jenë pjesëmarrë­s në këtë ndeshje miqësore. Mes tyre do të luajë edhe ish-futbollist­i i Interit dhe aktualisht, trajner i Tiranës, Ze Maria. Mësohet se tekniku do të niset nesër drejt Kinës, ku do të marrë pjesë në këtë miqësore që luhet për bamirësi. Duke përfituar nga pauza e kampionati­t për shkak të ndeshjeve të Kombëtares, tekniku brazilian është ftuar në këtë sfidë miqësore dhe ka konfirmuar pjesëmarrj­en. Ndërprerja e kampionati­t për dy javë i jep mundësinë Ze Marias që të mungojë. SKUA@RA

Ndërkaq, ekipi vazhdon të jetë pushim. Pas humbjes me Bylisin, skuadrës i janë dhënë dy ditë leje, pasi ndeshja e radhës për bardheblut­ë do të luhet pas dy javësh. Pritet që gjatë kësaj kohe, stafi të punojë shumë për të korrigjuar gabimet që u vunë re në ndeshjen e kaluar ndaj Bylisit. Synimi i bardhebluv­e këtë sezon është ngjitja në Superiore. Deri përpara ndeshjes me ballshiotë­t, ecuria ishte perfekte, por humbja e së shtunës së kaluar ka sjellë paksa zhgënjim. Në sfidën e ardhshme, kryeqyteta­sit do të luajnë me Apoloninë në Tiranë, ku do të kërkojnë medoemos të rikthehen te fitorja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania