Panorama Sport (Albania)

Shpërthen Dule: Mundëm edhe... gjyqtarët, mos na përbaltni

-

Trajneri i Tomorit, Santiliano Dule, ka thënë se është i lumtur me fitoren e marrë kundër Apolonisë. Në një prononcim për "Panorama Sport", tekniku i beratasve u shpreh i kënaqur me reagimin e ekipit në këtë ndeshje, edhe pse, sipas tij, gjithçka shkoi në mënyrën më të keqe për sa i përket gjykimit. Dule shpeshherë njihet për deklaratat e tij thumbuese ndaj arbitrave, madje dhe atëherë kur skuadra e tij arrin të fitoi. Dule - "Gjithmonë më pëlqen drejtësia dhe loja e pastër, por edhe kësaj here nuk ndodhi. Nuk arrij t'i konceptoj vendimet e arbitrave, të cilat janë nga më absurdet dhe më qesharaket që ndodhin në futbollin tonë. Është diçka, këta ose po mësojnë dorën, ose nuk bëjnë për këtë punë. Unë kam shfaqur ankesat e mia edhe atëherë kur skuadra ka fituar, ashtu siç po bëj tani. Vërtet fituam ndaj Apolonisë me një përmbysje spektakola­re, por pse duhet të vuanim kaq shumë për shkak të vendimeve të njëanshme. Duke iu referuar dhe kësaj me Apoloninë, po hasim në gjykime të dobëta, ku unë do të përmend ndëshkimin me dy penallti të paqena. Një faull jashtë zone që akordohet çuditërish­t penallti dhe një stimulim qesharak që akordohet përsëri faull në favor të kundërshta­rit. Nuk kam se çfarë të flas më shumë, por kur ka ankesa Kategoria Superiore, çfarë mund të presësh në të parën. Tomori ka një grup shumë të fortë dhe me futbollist­ë tepër cilësorë, ku një gjë të tillë e ka treguar ndaj çdo kundërshta­ri dhe do të vazhdojë ta tregojë përgjatë gjithë kampionati­t. Dua t'i përgëzoj futbollist­ët për lojën e bërë, pasi kanë 'qarë' në dhomat e zhveshjes nga ajo padrejtësi e arbitrit dhe në pjesën e dytë janë futur me synimin e vetëm për të marrë 'hak'. Me lojën që treguam në pjesën e dytë, as gjykimi i njëanshëm nuk mund të bënte efekt", tha fillimisht Dule. I pyetur në lidhje me dyshimet që janë hedhur për atë përmbysje të Tomorit, trajneri Dule përgjigjet: "Normalisht që unë jam i informuar në lidhje me këto lajme. Në qoftë se një ekip bën përpjekjet maksimale për të kthyer rezultatin, do të thotë që është e trukuar? U bënë golat për katër minuta, edhe çfarë? Ne arritëm të shfrytëzon­im rastin nga shpërqendr­imi i kundërshta­rit dhe ia dolëm. U treguam decizivë dhe kishim fatin në favor. Mos kërkoni të hidhni 'baltë' mbi suksesin dhe djersën tonë". Eris Sylyku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania