Panorama Sport (Albania)

Risia në Kombëtare, aka: U përlota kur mora ftesën

let mesfushori vjeçar oja të luaja vetëm për hqipërinë

-

Rastësia është mbre ti i botës. Nëse nuk besoni, pyesni Kamer akën. Është lojtari më i ri i Kombëtares shqiptare, i grumbullua­r nga trajneri Kristian Panuçi, pasi Amir Abrashi nuk ia ka dalë të rikuperohe­t plotësisht. Ndeshjen me Turqinë do ta shihte normalisht si një tifoz i kuqezinjve, por aka tani mund të jetë edhe protagonis­t i saj. Lajmin e bëri të ditur federata shqiptare përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku shkroi se Abrashi nuk do të grumbulloh­et dhe lojtari i ri i ftuar nga Panuçi është Kamer aka. 22-vjeçari ka dalë nga akademia e Valerengës dhe këtë sezon luan me CSM Politehnik­a në kampionati­n rumun ku ka koleksionu­ar 11 prezenca.

SOZIA E ABRASHIT - Si për rastësi, Kamer aka u grumbullua për të zëvendësua­r Abrashin dhe ka ngjashmëri të shumta me mesfushori­n kuqezi. Përveçse luajnë të dy si shkatërrue­s, janë të gjatë thuajse njëlloj: aka 170 cm, Abrashi 172 cm. Po ashtu, edhe pesha e tyre: aka 73 kg, Abrashi 72 kg. Ata njihen të dy si lojtarë shumë të fortë dhe të ashpër në mesfushë, të cilët ndëshkohen shpesh me kartonë të verdhë.

DEKLARATA - Prurja më e re e Kombëtares shqiptare ka folur për mediat norvegjeze (vend në të cilin është rritur) dhe shpjegon momentin kur mori ftesën. "Është e pabesueshm­e, kam qarë për 20 minuta. U shokova. Idhujt e mi të fëmijërisë luajnë për Shqipërinë dhe nuk di çfarë të them. Ende nuk më besohet. Kam qenë në formë të mirë këtë vit dhe gjërat duken mjaft pozitive. Dëgjova 3-4 javë më parë nga njerëz të rëndësishë­m në Shqipëri se unë duhet të grumbulloh­esha në kombëtare dhe se isha mjaftueshë­m i mirë për të merituar diçka të tillë. Më pas papritur mora një mesazh nga klubi ku më thanë se FSHF-ja i kishte kontaktuar për të më grumbullua­r. Më telefonuan nga Shqipëria për të më pyetur nëse isha i gatshëm të bashkohesh­a me kombëtaren", tha

fillimisht aka. "Nuk kam folur direkt me Panuçin, por kam folur me disa njerëz të tjerë. Më pyetën: 'A do të vish në kombëtare?' Dhe unë u përgjigja: 'Nuk është nevoja të më pyesni'. Isha shumë i lumtur", shtoi 22-vjeçari. Mesfushori foli edhe për zgjedhjen e tij përfundimt­are sa i përket ekipit kombëtar, duke qenë se më parë ka luajtur për moshat e Norvegjisë. "Unë dua të luaj për Shqipërinë, kjo është ëndrra ime. Stafi i Shqipërisë më ka parë të luaj, por unë dua të aktivizohe­m edhe për kombëtaren që të më shohin më shumë", përfundoi aka.

 ??  ?? Qaka ka tatuazh shqiponjën në krahun e majtë
Qaka ka tatuazh shqiponjën në krahun e majtë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania