Panorama Sport (Albania)

Bushi injoron Manajn: Vendi i dytë kalon nga Irlanda

"Kemi më shumë kualitete se ata, e njohim dhe dimë si ta mundim"

-

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka prezantuar listën për ndeshjen e radhës kualifikue­se kundër Irlandës së Veriut. Në fjalën e tij para kësaj sfide zyrtare, tekniku i Shpresave ka deklaruar se Rei Manaj nuk është në formën e sulmuesve që ai ka në dispozicio­n për momentin dhe se kjo ndeshje ka shumë rëndësi për vendin e dytë.

SFIDA E PARË - "Nuk meritonim që të humbnim atje me Irlandën, por nuk mund ta cilësoj as si dramatike, pasi futboll është. Ishte një ndeshje e barabartë. Irlanda ka nëntë pikë, por jo të merituara duke qenë se dy i ka fituar në minutën e 95-të. Edhe kjo është pjesë e futbollit, por u përsërit edhe me ne, edhe me Estoninë. Nuk është skuadër për t'u pasur frikë, por për t'u respektuar. Ekipi ynë është më i mirë dhe kemi më shumë kualitete se ata".

KARAKTERIS­TIKAT - "Edhe Irlanda ka pak a shumë të njëjta karakteris­tika si Islanda që mbrohet shumë në prapavijë, luan me topa të gjatë dhe shfrytëzoj­në kundërsulm­in duke pasur edhe një lojtar të shpejtë që e kanë në kategorinë e dytë me PR, si lojtari më i mirë që kanë. Pikërisht futbollist­i që na mori penalltinë atje dhe duhet pasur kujdes me të. Duhet të shënojmë".

' PA GOL - "Fiorin Durmishaj është lojtar shumë i rëndësishë­m, por me keqardhje nuk e kemi as këtë herë sepse Panionios sapo na njoftoi se do të bëjë operacion meniskun. Po vuajmë shumë dëmtimet".

PIKA E DOBËT E TYRE -

"Irlandën e njohim dhe pak herë e kaluan zonën tonë. Ne e kemi të vështirë ndaj tyre pikërisht për këtë arsye. Megjithatë, duhet të durojmë për të gjetur golin dhe e di që duhet të jemi më të shpejtë në qarkullim dhe në ndërrim krahësh të lojës. Përballë është ekip që të prish

lojën dhe nga rrëmuja përfiton".

KOMBËTARJA - "Trajneri i sheh vetë lojtarët dhe më vonë ka disa lojtarë premtues që mund të luajnë. Duhet maksimumi te Shpresat që të shkosh në Kombëtaren A. Rezultati? Është ndeshje kyçe, sepse na lejon që të tentojmë vendin e

dytë. Nëse fitojmë, mund të kapim diçka të mirë. Luajmë futboll, kemi dëshirë që të fitojmë dhe krijojmë raste".

MANAJ - "Nuk ka arsye pse nuk grumbulloh­et, është vetëm taktike. Mendoj që sulmuesit Hebaj, Mustafa apo Dyrmishaj që kam momentalis­ht, janë më

të mirë se Manaj. Ai është lojtar i perspektiv­ës dhe e kemi në plane. Kur të mendoj se është i gatshëm për Shpresat, atëherë do ta thërras", ka deklaruar Bushi, i cili ka prezantuar edhe listën për ekipin U- 21 për ndeshjen miqësore të datës 14 nëntor në Gjeorgji.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania