Panorama Sport (Albania)

‘Alarm’ Ikardi, në rrezik për Atalantën

Kapiteni i zikaltërve dhe dëmtimet, i fundit e la jashtë fushave për ' ditë

-

Një dyluftim me Ni kolas N'Kolu në pjesën e parë të Inter-Torino, një ndeshje kundër "demave" e luajtur pavarësish­t dhimbjes në gju dhe asisti i pastër dhe vendimtar që dërgoi në gol Ederin. Mjafton kaq për të përshkruar të dielën e Mauro Ikardit, i cili pikërisht nga goditja e pësuar pas përplasjes me mbrojtësin e Torinos ndieu një shqetësim në gju, që më pas e ka detyruar të heqë dorë nga grumbullim­i me Kombëtaren e Argjentinë­s për miqësoret me Rusinë (11 nëntor) dhe Nigerinë (14 nëntor), siç është bërë me dije nga vetë "Seleccion" nëpërmjet faqes zyrtare të "TZitter".

JA?Ë ?ENDIMTARE - ë pas përfundimi­t të ndeshjes, në dhomat e zhveshjes, numri 9 i zikaltërve iu nënshtrua një trajtimi nga fizioterap­isti i klubit dhe një diagnozë paraprake ka nxjerrë në dukje inflamacio­nin e tendinit të gjurit të djathtë: testet fizike qartësuan entitetin e problemit, por është e sigurt se sulmuesi do duhet të qëndrojë në pushim për së paku një javë, çka e vendos në dyshim praninë e tij në sfidën ndaj Atalantës menjëherë pas pushimit. OPTIMIZËM - Me rinisjen e stërvitjes, stafi i zikaltërve do verifikojë kushtet fizike të bomberit argjentina­s, që do vlerësohen ditë pas dite me objektivin për ta pasur të gatshëm në ndeshjen e ardhshme (të hënën, më 19 nëntor, ora 20:45, në "San Siro"). Nga stafi i Interit, për gëzimin e tifozëve dhe trajnerit Spaleti, çështja shihet me optimizëm: Ikardi ka kaluar probleme edhe më të rënda dhe (përjashto të papriturat e "hidhura", si shija që i mbeti teknikut zikaltër pas sfidës së barazuar 1-1 kundër Torinos së Mihajloviç­it) mendohet të jetë i gatshëm së shpejti.

Në 7 ditët e ardhshme, për kapitenin do ketë pushim absolut.

MAURO DHE DËMTIMET - Ky është dëmtimi i parë për goleadorin zikaltër, por jo i pari në gju. Ikardi kishte mbetur i dëmtuar (sërish në gju) më 12 mars 2016 kundër Bolonjës. Ndalesa e fundit përkon me sezonin 2016-'17 kur qëndroi

në "bokse" për 23 ditë (nga 16 maji në 8 qershor) për një problem muskulor pas Inter-Sasuolos. Frenimi më i gjatë i takon një hernie që e përndoqi Mauron në sezonin e tij të parë me ngjyrat e Interit (2013-'14): sulmuesi argjentina­s qëndroi jashtë fushave për më shumë se një muaj duke humbur gjashtë ndeshje.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania