Panorama Sport (Albania)

Kaliniç gjithnjë jashtë loje, Çalhanoglu si peshku pa ujë

-

Nëse rezultati është aspekti më i rëndësishë­m, për Milanin mund të mjaftojë fitorja ndaj Sasuolos. Po nëse pretendohe­t edhe loja, atëherë duhen zgjidhur një mori problemati­kash. Kuqezinjtë belbëzojnë në fushë dhe mekanizmat kanë nevojë për ende shumë vaj. Skema "topin Susos dhe Zoti na ndihmoftë" mund të funksionoj­ë në disa rast, por nuk jep asnjë garanci. Montela deklarohej i kënaqur, por taktikisht skuadra e tij është thuajse inekzisten­te. Ndeshjet nisin me tre mbrojtës, luhen me katër dhe përfundojn­ë në varësi të rezultatit. Boshllëqet taktike janë ende larg mbushjes.

ÇËSHTJA - Ndaj Sasuolos skuadra mundohet të sulmojë me dy fantazistë dhe një sulmues, por nga treshja vetëm Suso del në pah. Shifrat janë të tmerrshme, me spanjollin që luajti 81 topa në ndeshjen e fundit kundër 20 të Kaliniçit. Kroati bëri disa gabime, mes të cilëve spikat edhe një rast kur fare pranë portës, nuk goditi me kokë si duhej. Montela e kërkonte për lojë skuadre, por ai humbi mes mbrojtësve të Sasuolos duke mos u bërë pikë referimi për asnjë çast. Akoma më shumë habit fakti se trajneri nuk e zëvendëson, duke lënë në stol më kot dy sulmues si Andre Silva dhe Kutrone. Sikur të mos mjaftonte sulmuesi, në valle është edhe Çalhanoglu. Turku nuk bën as mesfushori­n, as fantazisti­n e aq më pak gjysmësulm­uesin. Cilësitë thuhet se janë, por ai vazhdon të jetë mish i huaj që gjendet gjithmonë larg aksionit. Pasimi për Romanjolin në golin e parë vlen relativish­t pak. Edhe Borini, që krosimet vertikalë si ka pikën e tij të fortë, realizoi një të tillë "alla-Pirlo" në pasimin për golin e Susos. KONTRIBUT - Një skuadër cilësohet si funksional­e kur funksionon aksi qendror: mbrojtësi i qendrës, regjisori dhe qendërsulm­uesi. Duke e quajtur si të pranueshme paraqitjen e Bonuçit dhe Montolivos, është Kaliniç ai që nuk përgjigjet në apel. Ai nuk merr pjesë në manovër, nuk ngre skuadrën dhe nuk sulmon hapësirat, duke detyruar ekipin të luajë në vija horizontal­e. Montela mund të vazhdojë të flasë për dobinë e tij në lojën e skuadrës, por deri tani nuk ka treguar asnjë nga karakteris­tikat për të cilat u ble. Duke mos dashur të rëndojmë bilancin e kroatit, mund të mjaftohemi me faktin se ai hyn fare rrallë në zonë dhe vuan ndaj kundërshta­rëve fizikë. Rritja e Milanit, nëse do të jetë e tillë, nuk mund të kalojë nga Kalini. Pa sulmues ose me një të tillë, rruga bëhet e gjatë dhe objektivat largohen edhe më shumë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania