Panorama Sport (Albania)

Trajneri Lëv: Anglia, taktikisht e shkëlqyer

-

Trajneri i kombëtares gjermane, Joakim Lëv, ka folur me superlativ­a për kundërshta­rët në sfidat miqësore ndaj Anglisë dhe Francës. Në datën 10 nëntor, kombëtarja gjermane do të përballet me atë angleze në stadiumin madhështor të "Wembley"it. Për teknikun gjerman, kombëtarja angleze është në formën e saj më të mirë për vitet e fundit. Skuadra e trajnerit Lëv, ka arritur të fitojë të gjashta sfidat e fundit ndaj rivalëve anglezë që prej vitit 1982. Megjithatë, trajneri Lëv ka thënë se skuadra e Gareth Sauthgejt është në formë tepër të mirë duke shtuar se: "Sipas mendimit tim, Anglia e këtyre ditëve është ekipi më i fuqishëm që kam parë në vitet e fundit. Ata luajnë më pak me topa të gjatë dhe janë fokusuar në kombinimet dhe pasimet e shkurtra. Është lehtësisht e dallueshme se trajneri Sauthgejt po bën një punë të jashtëzako­nshme sa i përket taktikave të kombëtares angleze". Kombëtarja gjermane ka mbetur e pathyeshme në 19 sfidat e luajtura që prej humbjes 2- 0 ndaj Francës në gjysmëfina­let e Kampionati­t Europian në vitin 2016. Të dyja skuadrat si ajo angleze dhe gjermane, kanë arritur të kualifikoh­en në fazën e eliminator­eve, duke fituar biletën për Kupën e Botës, e cila do të zhvillohet në Rusi vitin e ardhshëm. Kombëtarja e Lëv ka arritur të fitojë në këto eliminator­e të gjitha sfidat me një rekord triumfesh në dhjetë nga dhjetë ndeshje. Skuadra e Joakim Lëv do të përballet ndaj kombëtares angleze në datën dhjetë nëntor, ku më pas në datën 14 do të kenë një tjetër përballje miqësore ndaj Francës. Ndërsa në muajin mars të vitit 2018- ë, kombëtarja gjermane do të përballet me Spanjën dhe Brazilin për të vazhduar rrugëtimin drejt Kupës së Botës. Sa i përket rivalëve francezë, tekniku gjerman, Joakim Lëv, ka folur me superlativ­a edhe për skuadrën franceze duke vlerësuar në veçanti katër prej lojtarëve të kësaj skuadre. Për këtë, trajneri Lëv ka thënë: "Kilian Mbape, Antuan Grizman, Pol Pogba dhe Tomas Lemar janë lojtarë të një niveli të jashtëzako­nshëm me një ritëm dhe potencial të lartë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania