Panorama Sport (Albania)

Mançester Siti, skuadra më e shtrenjtë në botë

Surprizon Totenhemi, lë pas gjigantët spanjollë

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Mançester Siti ësh të skuadra më e kushtueshm­e në botën e futbollit sipas studimit të fundit të Observator­it të Futbollit CIES. Kryesuesit e Premier Ligës janë një nga 4 ekipet në botë, që e kalojnë vlerën e 1 miliard eurove. Surpriza është se në vend të dytë të këtij klasifikim­i, pozicionoh­et një tjetër skuadër angleze, Totenhemi (1.17 mld euro), që lë pas gjigantët spanjollë të Barcelonës (1.13). Lojtarët e Poçetinos kushtojnë në total më shumë se ata të çdo klubi tjetër në botë përveç atij të Guardiolës. Siti ka 4 lojtarë që kartoni u vlen më shumë se 100 milionë (De Brujne, Sane, Sterling dhe Zhezus) dhe nëse skuadra e tyre do të shitej sot, ajo do të kushtonte 1.19 miliardë euro. Lojtari më i kushtueshë­m i "qytetarëve" është Kevin De Brujne (145 mln). Por, askush në Premier Ligë nuk kushton më shumë se Herri Kejn (sulmuesi i Totenhemit vlen 185.6 mln euro). Vlera e kartonit të futbollist­ëve është llogaritur në bazë të algoritmit moshë, kohëzgjatj­e kontrate, statistika etj. Barcelona, e cila

kushton në total 1.13 miliardë euro, lojtarin më të shtrenjtë ka Luis Suarezin 134 mln euro. Mesi kushton aktualisht 117.3 mln. Pavarësish­t se ata janë të tretët në këtë renditje, katalanasi­t lënë pas Çelsin, Mançester Junajtidin dhe Realin e Madridit. Ndërsa PSG-ja, e cila në verë bëri edhe blerjen më të shtrenjtë (transferoi Nejmarin nga Barça për 222 milionë

euro) renditet e shtata në këtë klasifikim. Lojtarët e Çelsit kushtojnë 1.04 mld euro, ndërsa Junajtid zbret nën 1 miliard euro (919 milionë), pavarësish­t se kanë Lukakun, i cili kushton më shumë se Suarezi i Barçës, apo lojtarët më të çmuar të Çelsit dhe Realit të Madridit, Eden Hazard (121 milionë euro) dhe Kristiano Ronaldo (96 milionë euro).

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania