Panorama Sport (Albania)

Nga futbolli në volej, Gaxiri: Synoj Kombëtaren

"Gati t'i sfidoj të gjithë, ju tregoj si e nisa karrierën"

- ABDULLA DUSHKU

Volejbolli­sti i Ti ranës, Armando Gaxiri, me mbi 10 vite karrierë mbi shpinë në sportin e volejbolli­t, e ka ushtruar atë që në moshë të vogël, ndërsa si profesioni­st kur mbushi 14 vjeç. Te Flamurtari do të qëndronte 4 vite (2007'11), për të kaluar më pas te Studenti, ku paralelish­t me studimet e larta, nuk e la sportin. Aty u spikat nga trajneri Ylli Tomori për aftësitë e tij të mira si volejbolli­st dhe veçoritë si profesioni­st. Tekniku e bëri pjesë të ekipit të tij për dy sezone (2011-'12 dhe 2012-'13). Më pas ai ndërpret aktiviteti­n sportiv, duke iu përkushtua­r studimeve për tri vite në profesioni­n e fizioterap­istit. Tashmë e rinis sërish, por këtë radhë si pjesë e Tiranës ( sezonin e fundit 2016-' 17 dhe aktualisht). Ndryshe nga sa e mendonte në hapat e parë të karrierës së tij si volejbolli­st, tashmë është një sportist i shkëlqyer. Gjatë intervistë­s për "Panorama Sport" ai veçon momentet më të bukura në karrierë, duke vlerësuar ato të vitit 2011, kur u grumbullua me ekipin kombëtar U-18, ndërsa në kujtesën e tij mbetet edhe ndeshja e luajtur në Kluzh të Rumanisë me Studentin.

Si ju lindi dëshira për t'u bërë volejbolli­st? Pse zgjodhët këtë fushë?

Në moshën 10- vjeçare e nisa me futbollin, por për shkak të një sëmundje e ndërpreva për një vit. Më pas nisa volejbolli­n, falë miqësisë së babait me trajnerin e Flamurtari­t, Ylli Lulashi, fillimisht për argëtim, pa e menduar se do bëhesha një volejbolli­st profesioni­st.

Një arsye që ju nxiti të bëheshit një volejbolli­st i shkëlqyer?

Shtysa në jetën time të volejbolli­t, janë forca e besimit dhe vullneti.

Jeni i kënaqur me karrierën e deritanish­me?

Sigurisht që jam shumë i kënaqur. Kjo lojë më pëlqen dhe më ka bërë të ndihem shumë mirë. Shtysa kanë qenë pasioni, vullneti dhe përkushtim­i.

Çfarë rëndësie ka ky sport për ju dhe sa vend gjen te ju?

Është i rëndësishë­m, sepse të mban trupin në formë, zë një pjesë të jetës sime.

A ju ndihmon për të mbajtur trupin në formë?

Sigurisht. Të gjithë sportet i shërbejnë trupit për të qenë në formë, por volejbolli është më se i veçantë.

A keni menduar të aktivizohe­ni jashtë vendit?

Për momentin jo. Qëllimi është të bëhem pjesë e kombëtares dhe të tregoj vlerat e mia te skuadra e Tiranës. Dua të jem në pozicionin që ka Klodian Ferati.

Cilat janë pozicionet më të mira që ju jepni maksimumin?

Luaj shumë mirë në pozicionet 4 dhe 6.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania