Panorama Sport (Albania)

Konferenca e Sportit, start i strategjiv­e të reja

-

Universite­ti i Sporteve të Tiranës organizoi dhe mirëpriti në datat 3-4 nëntor 2017 Konferencë­n e Dytë Ndërkombët­are në Shkencat Sportive "Sporti drejt së ardhmes". Kjo konferencë erdhi si domosdoshm­ëri pas shumë aktivitete kërkimore që tani po marrin një dimension global dhe ku duhet të diskutohes­hin qasjet pozitive ndaj nxitjes së praktikave më të mira të integritet­it të hulumtimit duke bashkëpunu­ar fuqishëm me partnerët tanë në fushën e shkencave sportive.

Ishin rreth 72 pjesëmarrë­s nga gjithë vendet e Ballkanit, duke e bërë konferencë­n e të vetmit universite­t sporti në Shqipëri vërtet ndërkombët­are, në të cilën të gjitha prezantime­t u realizuan në gjuhë angleze.

E organizuar në 5 seksione, të cilat pati si moderatorë nga lektorët e huaj të ftuar, si dhe nga lektorët e Universite­tit të Sporteve të Tiranës, fushat kryesore ku u përqendrua­n të gjitha punimet shkencore ishin: trajnimi dhe performanc­a, aktiviteti fizik dhe shëndeti, legjislaci­oni dhe menaxhimi i sportit.

Gjithashtu kjo konferencë ishte dhe një mundësi për të diskutuar pikat kryesore të politikave dhe strategjiv­e të kërkimit shkencor dhe një inkurajim për të gjithë studiuesit e rinj të shkencave sportive.

Qëllimi i kësaj konference ishte promovimi i kualitetit të edukimit fizik (përfshirë shëndetin, lëvizjen në lidhje me aktiviteti­n fizik, rekreacion­in) gjithashtu dhe sporti veçanërish­t në shkollat dhe institucio­net e tjera arsimore, duke theksuar rëndësinë e ushtrimeve fizike ditore dhe përmirësua­r metodat për të jetuar shëndetshë­m gjatë gjithë jetës.

Kjo konferencë siguroi një vitrinë për të gjitha zhvillimet në fushën e aktiviteti­t fizik dhe sportit duke mësuar dhe ndarë eksperienc­at dhe leksionet më të mira më njëritjetr­in.

Aktiviteti Fizik ka një rol të rëndësishë­m në përmirësim­in e jetës së njerëzve dhe, për këtë arsye, kërkimi shkencor po rritet shpejt e universite­ti ynë po jep kontributi­n e tij, por është e rëndësishm­e gjithashtu që në këto aktivitete ne kemi partnerë në Ballkan dhe Europë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania