Panorama Sport (Albania)

Tomori, skandal me fushën

"Po paguajmë qira për të luajtur në stadiumin e Kuçovës, do ndjekim hapat ligjorë"

- ERIS SYLYKU

Rikonstruk­sioni i sta diumit "Tomori" ende nuk ka përfunduar, pasi ka mbetur një pjesë e tapetit pa u shtruar. Ky rikonstruk­sion ishte parashikua­r që të përfundont­e përpara sfidës Tomori- Tirana, pasi duhet të ishte gati dhe të finalizohe­j inaugurimi i saj në këtë përballje. Sipas zyrtarëve të këtij institucio­ni, por edhe të klubit, është bërë e ditur se moszbatimi i kontratës së nënshkruar nga firma nënkontrak­tuese ka sjellë dëme të mëdha në arkën e klubit dhe këto janë të pafalshme. Madje, vonesa, sipas tyre, ka ardhur edhe për shkak se fillimisht u është dhënë për shtrim një tapet i një cilësie të dobët, i cili është kthyer mbrapsht, çka ka sjellë shtyrje të afateve.

Deklarata - Në një prononcim për "Panorama Sport", në anonimitet, një prej zyrtarëve të Bashkisë Berat ka sqaruar gjithçka ka ndodhur. "Ne jemi të gatshëm t'u tregojmë gjithçka në lidhje me këtë vonesë, si dhe pse kanë zgjatur kaq shumë këto punime. Si fillim na ka ardhur një tapet i llojit 'Star 1', i cili, pasi është prodhuar dhe ka mbërritur në Tiranë, nuk është pranuar nga Bashkia Berat dhe klubi i Tomorit me idenë që duam një tapet të cilësisë më të mirë, i cili do të ishte i certifikua­r nga FIFA dhe UEFA. Kjo bëri që gjithë procedura e shtrimit të tapetit të ndryshojë në kohë, pasi siç dimë i gjithë muaji gusht është pushim në ndërmarrje­t jashtë vendit tonë, më saktë në Turqi, aty ku është bërë edhe porosia. Megjithatë, pas kësaj vonese, ne kemi vënë forca të shumta për t'i mbyllur sa më shpejt punimet, ku është përfunduar 80% e tapetit së bashku me rërën kuarts dhe gomën e zezë. FIERAKËT Ka ngelur rreth 20% e fushës pa u përfunduar dhe problemi kryesor ngelet tapeti. Natyrisht kjo është përgjegjës­ia e kontraktor­it që e ka marrë dhe ne do të shikojmë të gjitha procedurat ligjore për gjithë këtë vonesë, për shkeljen e afateve. Do të mbajmë qëndrim ashtu siç e ka ligji me ndëshkime apo diçka tjetër ndaj firmës, sepse i ka sjellë dëme Bashkisë Berat dhe klubit. Aktualisht kemi rënë dakord me kryebashki­akun e Kuçovës që ndeshjet t'i zhvillojmë në stadiumin e tyre, por nuk duhet të harrojmë që paguajmë qira për të zhvilluar një ndeshje dhe këto janë harxhime nga arka. Gjithsesi, ne i

kemi lënë afatin e fundit që është data 15 nëntor dhe, nëse ata nuk e bëjnë, atëherë do të ketë penalizime apo ndërprerje­n e kontratës, apo edhe marrjen e një firme tjetër sa më serioze që ta mbyllë sa më shpejt këtë histori, sepse kaloi çdo limit. Firma ka hyrë në procedurat e tenderimit duke ditur

që këtë vit buxhetor 2017 ka një sasi financash të përcaktuar, ndërsa për vitin 2018 ka pjesën e mbetur të buxhetit. Në kontratë është e shkruar e zeza mbi të bardhë që firma do ta mbarojë projektin brenda një afati, edhe pse një pjesë të buxhetit do ta marrë në vitin 2018. Pra, nuk është se kanë ndryshuar SULMUESI

rregullat, çdo gjë është në sistem. Megjithatë, ne besojmë se nuk është diçka alarmante dhe ndeshja e fundit që mund të luhet jashtë është vetëm ajo me Shënkollin", u shpreh zyrtari i Bashkisë Berat. Tashmë do të mbeten për t'u parë të gjitha hapat që do të merren në lidhje me këtë çështje.

 ??  ??
 ??  ?? Foto nga stadiumi ku punimet kanë mbeturapër­gjysmë
Foto nga stadiumi ku punimet kanë mbeturapër­gjysmë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania