Panorama Sport (Albania)

Elbasani i shpall “luftë”... Vlorës

Orikumi, Butrinti e Delvina “rrethojnë” verdheblut­ë në krye

- VLADIMIR MEMA

Elbasani zbriti nga "froni" pas barazim it në Këlcyrë dhe vendin e parë e mori Orikumi, kundërshta­r që elbasanasi­t do ta presin këtë fundjavë në shtëpinë e tyre. Një fitore e mundshme e verdhebluv­e do t'i rikthente ata në vendin e parë, ndaj kjo ndeshje mund të konsideroh­et si kryendeshj­a e kësaj jave në Kategorinë e Dytë në Grupin B. Deri më tani, verdheblut­ë nuk ia kanë dalë që të krijojnë shkëputje në klasifikim, ndaj pritet që deri në fund gara të jetë e ashpër dhe e fortë. Duke parë renditjen dhe rivaliteti­n, Elbasani është i rrethuar nga skuadra të të njëjtit Qark, ai i Vlorës. Bëhet fjalë për Orikumin në vendin e parë me 15 pikë, Butrinti me 14, po aq sa edhe Elbasani dhe, më pas, Delvina në vendin e 4-t në kuotën e 12 pikëve. Duket sikur kjo katërshe, për momentin, ka hedhur kandidatur­ën për t'u ngjitur.

RIVALITETI - Duke parë sesi kanë shkuar ngjarjet në këto 6 javë të para të kampionati­t, nuk pritet të ketë asnjë skuadër mbi të tjerat, që të sigurojë shumë shpejt ngjitjen në Kategorinë e Parë. Javë pas jave skuadrat zbresin dhe ngjiten në klasifikim, kjo edhe për shkak të mungesës së rezultatev­e. Orikumi bën disi përjashtim, pasi vjen pas 5 fitoreve radhazi, pas asaj humbjeje në shtëpi me Butrintin në javën e parë, por tregon se nuk është i pathyeshëm. Ndërkohë, Elbasani dhe Butrinti ndjekës janë skuadrat e vetme që nuk kanë asnjë humbje deri më tani dhe në sfidën midis tyre u ndanë barazim 1 me 1 në Elbasan. Nga ana tjetër është Delvina, një skuadër tipike fushe, e cila me pikët që ka, është në "valle" për dy vendet e para. Të tjerat vijnë më pas dhe që kanë pretendime­t e tyre, por nuk kanë bërë aq mirë këto 6 javët e para, duke qëndruar disi në hije. Ajo që bie në sy ndër katër kryesuesit ka të bëjë me faktin se Elbasani ndodhet i "vetëm" mes tri skuadrave nga qarku i Vlorës. Ndonjëherë rivaliteti midis skuadrave që luajnë "derbi" mund të jetë shumë i madh dhe mund të përfitojë skuadra tjetër, në këtë rast Elbasani. Ose ka edhe raste kur skuadrat e të njëjtit qark mund të bëhen palë për të favorizuar njëra- tjetrën. Gjithsesi, Elbasani i ka vetë në dorë fatet e sezonit, ku i duhet të fitojë ndeshjet e veta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania