Panorama Sport (Albania)

500 milionë € pa shumë bujë, Zhang po ringjall zikaltrit

Investimet e milionerit kinez për skuadrën e Interit

-

Pengesat që vijnë nga Kina zyrtare për investimet në vendet e huaja nuk e kanë ndaluar milionerin Zhang Jindong që të shpenzojë 496 milionë euro për skuadrën e Interit. Pronari i firmës së njohur "Suning" është duke "pompuar" para për rregullimi­n e bilanceve, për mbylljen e gropave të errëta të borxheve që ka pasur deri tani, por edhe në ndërtimin e strategjiv­e të marketingu­t për të ndërtuar një shtyllë të fortë në të ardhmen e skuadrës. E përkthyer më thjeshtë: shpenzimet për një ekip futbolli nuk janë thjesht në merkato, aty ku Interi po has vështirësi për shkak të rregullave të FIFA-s. Deri tani, nuk ka asnjë rival me investitor­ët e ekipeve italiane, pasi kompania amerikane që ka në zotërim Romën ka shpenzuar 188 milionë euro dhe ata të Romës 95 milionë euro. Vetëm 37 milionë euro ka shpenzuar Li Jonghong i Milanit në këto muaj të parë si pronar i ekipit kuqezi.

STRATEGJIA- Problemi më i madh i Interit gjatë kësaj periudhe kanë qenë borxhet e prapambetu­ra nga skuadra e Moratit, që Tohir nuk arriti kurrë t'i zvogëlonte. Zhang ia ka dalë që të paguajë 298 milionë euro të borxheve që kishte Interi, por edhe të japë hua nga kompanitë e tjera që menaxhon, 142 milionë euro. 56 milionë euro në arkat e klubit kanë ardhur si akorde komerciale, 44 milionë nga qendra stërvitore dhe reklamat e shpërndara aty dhe 12 milionë nga të drejtat e akademisë, televizion­it në Kinë. Nën drejtimin e Zhang Jindongut dhe kompanisë kineze, Interi ka arritur të ulë bilancin negativ të një sezoni më parë nga -140 milionë euro në - 25 milionë euro. Përveç buxhetit që Interi përfitoi nga shitja e lojtarëve gjatë verës, "Suning" garantoi edhe 89 milionë euro të tjera...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania