Panorama Sport (Albania)

Formacioni, Valero dhe Dalbert, ja pesë pikëpyetje­t e Spaletit

-

Pushimet që kanë skuadrat për shkak të impenjimev­e me Kombëtaren, do t'u shërbejnë Luçiano Spaletit dhe Interit për të analizuar situatën pas barazimit me Torinon. Formacioni i njëjtë, pozicioni i Valeros, rënia e Ikardit dhe rikthimi i Dalbertit janë disa pikëpyetje, të cilave duhet t'u japë përgjigje trajneri zikaltër. Formacioni i njëjtë? Dy ndeshjet e fundit me Veronën dhe Torinon kanë ngritur disa pikëpyetje në lidhje me lojtarët. Nga D'Ambrozio te Nagatomo, por edhe Ikardi... Titullarët e paprekshëm kanë filluar të ndiejnë lodhjen në këmbët e tyre. Spaleti u përshëndet me 13 lojtarë, të cilët janë të impenjuar me kombëtaret e tyre (8 prej të cilëve janë titullarë fiks në modulin e tij 4-2-3-1) dhe vetëm Handanoviç, Borha Valero dhe Mauro, i dëmtuar, do të qëndrojnë në "Pinetina". Kualifikue­set dhe miqësoret mund të shtojnë akoma më shumë lodhjen në këmbët e lojtarëve zikaltër, por mund të japin edhe indikacion­e pozitive për ata që kanë humbur vendin e titullarit si Zhoao Mario dhe Brozoviç.

Ikardi si në derbi? Kapiteni është në rënie. Keq me Veronën, keq në "San Siro" me Torinon. Pavarësish­t se dha asistin për Ederin që barazoi rezultatin në tabelën e notave, nuk ishte më i miri. Thjesht kaloi klasën, por prej tij priten më shumë gola. Problemet në tendinë nuk po e lënë të shprehet si duhet në fushën e lojës dhe Spaleti pret që kapiteni të rikthehet në formatin derbi. Kualifikim­i për në Ligën e Kampionëve ose ëndrra titull kalon nga këmbët e kapitenit.

Shkriniar numri 1? I pakalueshë­m nga sulmuesit kundërshta­rë dhe i rrezikshëm kur avancon me topin në këmbë (ka shënuar 2 gola). Duket si një veteran, edhe pse ka 22 vite mbi shpinë dhe mund të rritet akoma më shumë. "Pas një viti të gjithë do ta kërkojnë", tha Spaleti kur u prezantua tek Interi. A është ai mbrojtësi më i mirë në Serinë A? Mesataren e notave e ka më të lartë se të gjithë, askush nuk është më i mirë sesa ai: 6,58.

Borha është mirë aty? Nga fitorja e derbit dhe deri tani Spaleti nuk i ka ndryshuar kurrë lojtarët dhe ka përdorur gjithmonë të njëjtët katër ndeshje radhazi. Borha Valero është duke luajtur si fantazist pas Ikardit me Kandrevën dhe Perisiçin nga krahët dhe nuk preket. Por, spanjolli nuk ka bindur gjithmonë në atë pozicion dhe kanë filluar pikëpyetje­t mbi performanc­at e tij. Brozoviç, Zhoao Mario dhe Eder po presin që t'u "rrëshqasë këmba".

Dalbert do të luajë? Kushtoi pak më pak sesa Shkriniar dhe Vesino, por në diferencë me dy të tjerët, ai nuk po gjen vend në formacion. Braziliani vazhdon të marrë elozhe nga të gjithë, nga Spaleti dhe Mirata. Por, Nagatomo ka bërë ndeshje të mira. Megjithatë, tani Dalbert ka shansin e artë për t'i "vjedhur" vendin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania