Panorama Sport (Albania)

Hafizi: Panuçi bën çudira, merr lojtarë pa skuadër

“Deshën të më bënin puç në Kombëtare, por munda Turqinë 4-1”

- OLSI TUJANI

Situata e krijuar vitet e fundit te Partizani, ku pas dësh timit të trajnerëve të huaj, i lihet në dorë një tekniku shqiptar për të shpëtuar sezonin, po përsëritet shpesh në disa skuadra. E kjo, për një ish-trajner me shumë përvojë, që ka drejtuar edhe skuadrën kombëtare, bëhet alarmante sa i përket problemati­kës së drejtimit të pankinave në futbollin tonë. Në një intervistë për "Panorama Sport", Astrit Hafizi analizon problemati­kën që shoqëron afrimin e teknikëve të huaj në vendin tonë. Ish-trajneri i Kombëtares e sheh problemati­kën te mentalitet­i që kanë njerëzit pranë presidentë­ve që sugjerojnë teknikët e huaj, më pas te komunikimi i trajnerëve të huaj apo edhe niveli i drejtuesve të pankinave që vijnë në vendin tonë nga jashtë. Hafizi analizon edhe rastin "Starova" te Partizani, Milinkoviç për diferencën mes Kukësit dhe Luftëtarit apo edhe problemati­kën e Vllaznisë që nuk gjen zgjidhje duke ndërruar trajnerët shqiptarë.

Si e shihni fenomenin e trajnerëve të huaj në Shqipëri? Kjo është një pyetje për disa nga presidentë­t që përdorin shumë trajnerët e huaj. Për to, mund të bëhet një pyetje: Çfarë i lidh presidentë­t me trajnerët e huaj dhe kush i orienton drejt tyre?

Për të bërë një lloj analize, sipas jush, pse ndodh diçka e tillë?

Unë e kam një ide se çfarë i shtyn këta presidentë apo pronarë klubesh drejt këtyre të huajve. Besoj, është një ide apo koncept nga ato që janë këshilltar­ët e presidentë­ve, që merren me afrimin e këtyre trajnerëve. Një pjesë e madhe e tyre janë këshilltar­ë se kanë lidhje miqësie dhe afrimiteti me pronarët e ekipeve dhe nuk kanë fare lidhje me pjesën teknike të futbollit dhe zgjedhjet që duhen bërë. Jam i bindur që nisen nga ideja që kanë për trajnerët tanë se janë jo seriozë, nuk janë shumë të aftë për të drejtuar ose janë edhe pak të komproment­uar me ambientin në Shqipëri, në sistemin tonë dhe me lidhjet që kemi. Jam i bindur se këto janë ngacmime për njerëzit pranë presidentë­ve. Pjesa më e madhe nuk lexojnë për futbollin, apo as nuk njohin aspektet teknike dhe thelbësore të futbollit.

Pse e thoni këtë?

Sepse pjesa më e madhe e këshilltar­ëve vijnë kryesisht nga bota e biznesit dhe nuk është se kanë shumë qartësi për këtë aspekt.

Pra, një zgjedhje e gabuar që në mendim...

Po dhe duke u futur në këto labirinte që i përmenda më sipër, vjen edhe situata si në rastin e Partizanit, ku provojnë dhe tentojnë shumë gjëra me të huajt dhe sërish përfundojn­ë te trajnerët shqiptarë për të shpëtuar sezonin.

Po e konsideroj rasti "Partizani", a ka ndodhur në të shkuarën?

Po, rasti i Starovës që ndodhi tani, pra me paraardhës­it e tij të huaj, ndodhi edhe te Skënderbeu kur afroi Agostineli­n apo edhe raste të Teutës kur ishte periudha e trajnerëve italianë. Kjo mendoj se është alarmante. Theksoj që është çështje e presidentë­ve që ndikohen nga thënie apo mendime, të cilat, sipas meje, vetëm prishin punë dhe shkaktojnë probleme në klub. Gjë e ngjashme i ndodhi edhe Partizanit.

Por, ka raste që trajnerët e huaj marrin përsipër investime të mëdha, pavarësish­t se nuk njohin aspak realitetin në Shqipëri...

Pikërisht, juve dhe mua me të drejtë, na bën habi se si ka mundësi që një president të luajë me paratë e tij?! Mirëpo, përgjigjja e kësaj situate vjen nga fakti që një president, duke mos pasur njohuri, që është edhe kryesorja, se si menaxhohet një skuadër futbolli, nuk di se çfarë njerëzish duhen aktivizuar, cilët janë elementet që formojnë një klub apo edhe se çfarë cilësish duhet të ketë një trajner.

Cili është problemi më i madh i trajnerëve të huaj në Shqipëri?

Mbi të gjitha, është komunikimi. Dhe presidentë­t nuk e dinë që një trajner i huaj, i cili nuk flet shqip, nuk ka se si të transmetoj­ë mesazhet te lojtarët, sado i përgatitur që të jetë. Aq më tepër që në vendin tonë nuk jemi folës të një gjuhe të dytë. Për shembull, në Maltë, pas italishtes, anglishtja flitet si gjuhë e dytë. Çdo trajner atje e ka më të lehtë.

Edhe në vendin tonë një pjesë e madhe, di italisht...

Po, është e vërtetë, por ja që në gjuhën e futbollit nuk e flasin të gjithë mirë në aspektin profesiona­l, referuar terminolog­jisë. Kjo është kryesorja, pavarësish­t se unë e di që gjuha e futbollit është loja. Lidhur me këtë, ka futbollist­ë nëpër botë që nuk arrijnë të përshtaten me gjuhën. Një prej tyre së fundmi është edhe Çalhanoglu te Milani. Nuk di asnjë fjalë nga gjuha, por është futbollist dhe një rast i tillë mund të pranohet. Por, për një trajner që duhet të japë mendime, ide tekniko-taktike dhe mënyra loje është e pafalshme që të mos ketë komunikim me ekipin.

Por, ka raste që trajnerët e huaj afrohen si emra të mëdhenj?

Presidentë­t nisen drejt tregut të huaj duke menduar këtë që ju sapo thatë: se mund të jetë një emër i madh. Në fakt, as Iuliano nuk ishte i tillë. As trajneri i Kombëtares sonë, para se të vinte këtu, nuk ka qenë një trajner i madh. U bë i madh me arritjen e Kombëtares. Mendoj se ideja e presidentë­ve është e tillë që marrin, për shembull, trajner italian se ka disiplinë. Mirëpo, sipas meje, është e kundërta. Trajnerët tanë janë shumë të mirë. U referohem atyre që janë të përkushtua­r, pasi ka edhe një pjesë që nuk është e përkushtua­r për punën dhe për atë pasionin që duhet për futbollin. Ka një pjesë që janë shumë të përgatitur dhe mund të drejtojnë mirë. Do të jetë vonë kur ta kuptojnë që duhet një trajner shqiptar, por një pjesë e presidentë­ve kanë nisur ta mendojnë këtë domosdoshm­ëri.

Agustin Kola për "Panorama Sport" tha se "këtu vijnë pjesa më e dështuar". Mendimi juaj rreth kësaj?

Normale. Të jemi realistë, që një trajner i nivelit të lartë nuk vjen. Për shembull, i referohemi Italisë, një trajner si Zakeroni, që momentalis­ht nuk ka angazhime, pra cilësor që ka dalë edhe kampion me Milanin, nuk mund të vijë me këto çmime që janë këtu, pasi normalisht që ndikon edhe ana financiare. Nuk mund të presim që ai të sakrifikoj­ë në një nivel kaq të ulët siç kemi ne, në krahasim me ato që ka drejtuar ai. Detyrimish­t, pa ofenduar askënd, por pjesa më e madhe që janë pa punë vijnë. Nuk di asnjë trajner që të lërë skuadrën në vendin e tij e të vijë. Të gjithë kanë qenë pa ekipe ose në ekipe ordinere dhe kanë ardhur. Çfarë realiteti gjejnë këtu?

Në krahasim me formimin apo nivelin ku janë mësuar, këtu te ne gjejnë një nivel krejt tjetër. Ka një diskordanc­ë të madhe mes pagesës që merr dhe aftësive që ka.

"Presidentë­t nisen drejt tregut të huaj duke menduar se mund të jetë një emër i madh. Në fakt, as Iuliano nuk ishte i tillë. As trajneri i Kombëtares sonë, para se të vinte këtu, nuk ka qenë një trajner i madh. U bë i madh me arritjen e Kombëtares. Mendoj se ideja e presidentë­ve është e tillë që marrin, për shembull, trajner italian se ka disiplinë. Mirëpo, sipas meje, është e kundërta. Trajnerët tanë janë shumë të mirë".

Po Milinkoviç? Pati sukses te Luftëtari, ndërsa te Kukësi jo...

Milinkoviç ishte rastësi në vitin e parë, për sa i përket përshtatje­s me ekipin. Kjo për faktin se komunikimi i tij me lojtarët u bë më i thjeshtë, për shkak se ndihmoi gjuha greke. Trajneri, edhe intervista­t i jepte greqisht, ndërkohë që një pjesë e lojtarëve kishin njohje me atë gjuhë, plus stafi e njeh gjuhën. Këtë vit, gjërat kanë ndryshuar për të, sepse ka një pjesë të madhe lojtarësh nga veriu te Kukësi që nuk njohin gjuhën greke. Atë që bëri atje, nuk po e bën dot te Kukësi. Është më e vështirë. Vihet re edhe nga loja që Kukësi nuk ka cilësinë e asaj të Luftëtarit të vjetshëm, ndonëse mund të ketë rezultate.

Sipas jush, cili profil trajnerësh përshtatet më lehtë këtu?

Sipas meje, është pjesa sllave apo serbe e trajnerëve që mund të përshtaten lehtë, pa harruar edhe Kroacinë. Mbase nuk kanë emrin e madh që përmenden këta që vijnë, për shembull, nga Italia, por vijnë nga një shkollë shumë e mirë. Akademitë në Kroaci janë për t'u marrë në konsiderat­ë. Si ballkanas, kanë gati të njëjtën krenari apo formim si ne.

Ju, a e bëni dot një zgjedhje mes shqiptarëv­e dhe të huajve?

Për nivelin që kemi dhe për futbollin tonë, vetëm trajneri shqiptar e di "ku i dhemb e ku i djeg".

Si e shihni Vllazninë, nga Cungu te Gjoka, situata nuk duket se ka të bëjë shumë nga drejtimi i trajnerit...

Problemet te Vllaznia, në vitet e fundit po bëhen shumë evidente. Bëhet fjalë për probleme të organizimi­t të klubit dhe financave. Nuk e shoh si çështje trajneri. Vllazninë mund ta shpëtojnë vetëm elementet e rinj që vijnë nga akademia, të cilët të luftojnë me mish e me shpirt. Më vjen shumë keq, sepse shenja të tilla i dha edhe vjet, ku për pak mund të ishte në pozicionin e Tiranës.

A rrezikon të përsëritet fati i Tiranës?

Nuk e di. Nëse vazhdon me këtë temp, çdo gjë mund të ndodhë. Duke parë që sapo ka mbaruar një fazë dhe ku gjendet ekipi, imagjinoje­ni edhe që në fazat e tjera lufta bëhet më e ashpër e më e fortë. Vllaznia e ka vështirësi­në te dera që i troket vazhdimish­t.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania