Panorama Sport (Albania)

Gabuam me Kamzën, tani po presin “koka” për emrat e... rrugëve!

“Thonë, madje edhe mund të besohet se ka disa rrugë të reja në Kamzë, të cilat presin emrin dhe kryetari Mziu nuk do të 'shkojë' nëpër botë për t'i gjetur, sepse do të furnizohet nga toka e Superligës. Cilin emër do të ketë rruga e ardhshme? Përtej pyetje

- Nga GËZIM SINEMATI

‘ Rruga

Daniel Fernan dez", "Rruga Armando Cungu", Rruga "Mark Juliano"! Mos e dhëntë Zoti sikur në Bashkinë e Kamzës të ndryshonte stili i emërtimit të rrugëve, ku emrat e politikës dhe kryeqytete­t e botës të zëvendësoh­eshin me emrat e trajnerëve të shkarkuar për meritë të ekipit të Kamzës. Thonë, madje edhe mund të besohet, se ka disa rrugë të reja që presin emrin dhe kryetari Mziu nuk do të lodhet nëpër botë për t'i gjetur, sepse do të furnizohet nga toka e Superligës. Cilin emër do të ketë rruga e ardhshme? Përte...

‘‘ Rruga Daniel Fe r na ndez ", "Rruga Armando Cungu", Rruga "Mark Juliano"! Mos e dhëntë Zoti sikur në Bashkinë e Kamzës të ndryshonte stili i emërtimit të rrugëve, ku emrat e politikës dhe kryeqytete­t e botës të zëvendësoh­eshin me emrat e trajnerëve të shkarkuar për meritë të ekipit të Kamzës. Thonë, madje edhe mund të besohet, se ka disa rrugë të reja që presin emrin dhe kryetari Mziu nuk do të lodhet nëpër botë për t'i gjetur, sepse do të furnizohet nga toka e Superligës. Cilin emër do të ketë rruga e ardhshme? Përtej pyetjes provokuese, Kamza e trajnerit Ndreu ka një metamorfoz­ë mbresëlënë­se, ngaqë në javët e para dukej si një ekip që donte të mblidhte pikët e mbijetesës dhe askujt, rrezik as atyre vetë, nuk u shkonte nëpër mend, se do të koleksiono­nin trofe kaq të shtrenjtë... kokat e trajnerëve. E kanë pësuar 3 trajnerë, por, në fakt, të gjithë e kanë humbur bastin me ekipin e periferisë së Tiranës, të cilën e kishim paragjykua­r më shumë si formacion që do të shtonte dozën e egërsisë në lojë, pa e ditur se do të përjetonim një ndjesi tjetër. Siç duket, gabimi në arsyetim lidhet edhe me faktin se jemi të pazot për ta njohur nga afër futbollin e një kategorie më poshtë, i cili, edhe pse i injoruar dhe i harruar nga të gjithë, ka sjellë dhurata të çmueshme në Superligë. Një sezon më parë, Luftëtarin e bukur dhe të shpejtë në befasi, për të cilin më shumë e vramë mendjen për ta prishur se sa për ta konsolidua­r dhe kësaj here, Kamzën, që nuk është kaq e shpejtë në kundërsulm, por… kokën ta këput.

A duhet të frikësohet edhe Kukësi për fatin e trajnerit Milinkoviç, në prag të ndeshjes me debutuesit e pashpirt, ata që kanë hequr maskën, sa edhe kur ulen në tavolinë, pasi kanë parë menynë e ndeshjes, porositin me mospërfill­je "kokë". Kamza nuk ndalet dhe kërkon të befasojë edhe me qëndrimin në prag të ndeshjes me kampionët, kur shefi Mziu i kujton me shpoti presidenti­t Gjici se duelet e tyre kanë një fund të njohur, ndërkohë që trajneri Ndreu i hedh benzinë zjarrit kur dërgon kartolinën shpuese: "Do t'u them futbollist­ëve të mi se na duhet vetëm të fitojmë ndeshjet dhe jo të shkarkojmë trajnerët". Ka humbur humori në qendër të Tiranës, ku Partizani po lufton sindromin italian, Tirana po vuan mëkatet në një tokë të padenjë për sërën e saj, Dinamon po e zhysin poshtë me një zell patologjik, kurse lumturia është spostuar në periferi. Si për ta bërë disi të vërtetë shprehjen jo shumë të vërtetë se futbolli është i të gjithëve...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania