Panorama Sport (Albania)

Mesi: Yll prej gjyshes, nuk kam asgjë me Dibalën

"Eci 60 km po fituam Botërorin, babai kritiku im"

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Një gjë është e sigurt, Leo Mesi është më i mirë në fushën e lojës sesa në intervista. Por, këmbëngulj­a e gazetarit të "TyC Sports" bëri që kapiteni të rrëfehet për karrierën e tij, ëndrrat dhe objektivat e së ardhmes. Për herë të parë, kapiteni i Argjentinë­s hedh poshtë të gjithë zërat që thonë se ai komandon kombëtaren. Mesi bën me dije se nuk jep asnjë këshillë për grumbullim­et e lojtarëve, për formacioni­n apo për mënyrën se si duhet të luajë skuadra. Tregon historitë me gjyshen e tij dhe debatin që ajo pati me trajnerin e parë të Leos, por edhe frikën për eliminimin nga Kupa e Botës.

Leo, duket se po ikën shumë shpejt karriera juaj si futbollist.

Po. Është shumë e vërtetë. Ikën shumë shpejt koha dhe nuk të jep fare mundësinë që edhe ta shijosh. Prandaj kur i jep fund karrierës mendon se çfarë ke bërë, se ku ishe më përpara dhe ku ke arritur.

E kishit menduar ndonjëherë se mund të ishit kaq lojtar i madh?

Jo. Kurrë nuk e mendova këtë gjë. Nuk e kisha çuar kurrë ndër mend. Falë Zotit kam jetuar gjëra spektakola­re në futboll. Kam kaluar momente të paharruesh­me, por edhe të vështira gjithashtu.

Si e shihni të ardhmen?

Nuk mendoj shumë për objektivat e ardhshëm. Përpiqem të jetoj të tashmen dhe t'i marr gjërat me radhë. Mendoj për objektivat që vendosim me skuadrën në fillim të sezonit, me kombëtaren gjithashtu.

Mendoni se një ditë mund të riktheheni të luani në Argjentinë, apo kjo nuk do të ndodhë kurrë?

Koha është duke kaluar, por unë nuk e mohoj kurrë dëshirën që kam për të luajtur me ekipin Njuell. Kam luajtur kur isha fëmijë aty dhe ëndrra e madhe është që të luaj sërish. Nuk e di nëse do të bëhet realitet.

Të gjithë ëndërrojmë të jemi numri një në botë për diçka, qoftë në muzikë, në gazetari apo në çdolloj profesioni që ekziston. Ju jeni numri një në futboll, por a mund t'u tregoni njerëzve se si mund të jesh numri një?

Duhet të lësh shumë gjëra mënjanë. Diçka e tillë ka ndodhur që kur isha fëmijë. Duhet të lija familjen time që në moshën 13vjeçare për të ndjekur ëndrrën, të lija njerëzit e mi, vendin gjithashtu. Por edhe në ditët e sotme, kam ende shumë gjëra për t'u përmirësua­r dhe kjo do të thotë që kaloj shumë kohë në stërvitje, grumbullim­e, ndeshje. Duhet të kujdesesh për të qenë mirë fizikisht. Praktikish­t, kam bërë gjithçka në shërbim të futbollit. Është ajo që kam dashur të bëj gjithmonë dhe ia kam dedikuar jetën këtij sporti.

Keni thënë dikur që nuk është e lehtë të jetosh me Horgen (babai i Mesit). Çfarë ju thotë tani që jeni rritur?

Ai ka qenë një nga kritikët e mi më të mëdhenj në fillim të karrierës. Nuk i pëlqente asgjë nga ato që bëja në fushë dhe kërkonte gjithmonë më shumë prej meje. Tani është më pak dhe flasim me qetësi kur analizojmë ndeshjet.

Përpara disa javësh luajtët një ndeshje të rëndësishm­e për kualifikim­in në Botëror. E mendonit që do të shkonit në Rusi, apo kishte momente që u trembët?

Mendoja që do t'ia dilnim. Por nuk e kisha menduar që do ta vononim kaq shumë kualifikim­in tonë dhe të prisnim deri në ndeshjen e fundit. Duhet të ishim kualifikua­r më shpejt. Por kur Ekuadori kaloi në avantazh, sigurisht që pata frikë. U treguam të qetë dhe nuk e humbëm arsyen duke e barazuar ndeshjen shumë shpejt.

E lëmë pas momentin e kualifikim­it, sepse tani Argjentina është në Botëror dhe shumë shpejt do të hidhet shorti. Kë do të donit të shmangnit?

Nuk dua të kem Spanjën në short dhe në grup. Do të isha shumë i lumtur nëse do ta shmangim, sepse të gjithë e dimë forcën që kanë si skuadër. Por ka edhe ekipe të tjera shumë të forta dhe kandidate për të fituar si Brazili, Gjermania dhe Franca. Kanë lojtarë shumë të fortë individual­isht.

Sampaoli ka thënë se Mesi nuk i detyrohet një Botëror Argjentinë­s, por futbolli i ka borxh një Botëror Mesit...

Po ma ka thënë edhe mua personalis­ht, përpara se ta thoshte publikisht. E ndiej që njerëzit duan që unë të fitoj një Botëror dhe ma thonë shpesh. Shpresoj që t'ia dalë.

Si është të punosh me Sampaolin?

Është njeri i drejtpërdr­ejtë dhe shumë inteligjen­t. Ai e di atë

që kërkon nga skuadra, mënyrën për ta jetuar atë që bën. Jep maksimumin në stërvitje dhe gjatë ndeshjeve. E kam parë punën e tij me Kilin dhe Sevijen dhe e dija që do të ishte kështu edhe me Argjentinë­n.

Rikthehemi pak te Botërori i vitit 2014, kur shkuat në finale dhe i patët rastet për ta fituar. Një prej tyre e humbi Higuaini dhe të gjithë njerëzit e kanë kryqëzuar. Na tregoni pak për raportin që keni me të.

Na vjen keq të gjithëve për ato që kanë ndodhur gjatë kësaj kohe. Kemi luajtur finalen e Botërorit, dy finalet e Kupës së Amerikës dhe mendoj se minimalish­t dy prej tyre duhet t'i kishim fituar. Të gjithë u kritikuam, por njerëzit dhe media u kapën me Higuainin. Jemi mësuar me këto gjëra dhe jetojmë me kritikat.

Ju jeni kapiteni i kësaj skuadre dhe duhet t'i flisnit këtij grupi pas këtyre finaleve të humbura. Çfarë raporti keni me lojtarët?

Kam raport të shkëlqyer me të gjithë. Është e vërtetë që kaluam një moment të vështirë dhe nuk po jepnim më të mirën në fushën e lojës, por unë fola me të gjithë. Ne jemi gati për të

mbrojtur fanellën e kombëtares.

Po vjen kampionati botëror i Rusisë dhe pastaj ai i Katarit. Do t'i fitojë Argjentina të dy?

(Qesh). Më mirë të mendojmë për këtë të Rusisë. Është më afër dhe mund t'ia dalim të bëjmë realitet ëndrrën tonë. Do të shohim se si do të jetë rruga. Duket sikur është larg, por koha kalon shumë shpejt.

Për pak e harrova, fotoja e djalit të Ronaldos, duke ju parë në mbrëmjen Gala të FIFA-s, ishte shumë e bukur. U takuat me të?

Po. Nuk ishte hera e parë që takohem me të. U takuam në fillim dhe në fundin e shfaqjes, por nuk patëm kohë për të folur. Aty nuk ishte vendi dhe momenti i duhur, sepse kishte shumë njerëz. U përshëndet­ëm me njëri- tjetrin dhe u përqafuam.

Ju jeni idhulli i shumë personave në botë, por do t'ju pyes se cili është idhulli juaj në futboll?

Mua më pëlqejnë të gjithë ata që bëjnë gjëra të bukura dhe spektakola­re në futboll. I shoh dhe i ndjek. Në botën e futbollit

 ??  ??
 ??  ?? Kombëtarja e Argjentinë­s duke festuar kualifikim­in në “Rusi 2018”
Kombëtarja e Argjentinë­s duke festuar kualifikim­in në “Rusi 2018”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania