Panorama Sport (Albania)

Leva do një “as”, Bajerni tenton Mauro Ikardin

"Po na plaket skuadra, na duhen lojtarë klasi"

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Bomberi polak i Bajer nit, Robert Levan dovski, ka "thumbuar" sërish klubin e kampionëve gjermanë duke kërkuar lojtarë të nivelit botëror për t'u krahasuar me skuadrat e mëdha europiane. Kjo deklaratë e tij vjen menjëherë pas asaj të disa javëve më parë, ku polaku u ka kërkuar shefave të bëjnë blerje për të fuqizuar skuadrën. Në deklaratën e fundit, Robert Levandovsk­i ka thënë se: "S'mund të gënjejmë veten, çdo klub ka nevojë për lojtarë të klasit të lartë çdo dy ose tri vite për të fuqizuar skuadrën". Nga ana tjetër, sulmuesi kyç i kampionëve gjermanë i ka vënë theksin edhe moshës së lartë në skuadrën e Bajernit, sa u përket lojtarëve që e kanë kaluar moshën 30vjeçare. Lidhur me këtë çështje, Levandovsk­i ka thënë: "Për momentin kemi një skuadër relativish­t të mirë, por kemi disa lojtarë, të cilët janë drejt plakjes. Nëse shohim në disa prej blerjeve të fundit të klubeve më të mira në Europë, kuptojmë se duhet shpenzuar për të qenë një nga ekipet kryesuese, ndaj nëse ende duam të quhemi një klub elitar, krerët duhet të gjejnë një zgjidhje për këtë pjesë". Pas dëmtimit të pësuar disa kohë më parë, Levandovsk­i ka fajësuar faktin se dëmtimet vijnë si pasojë e të qenit i vetmi sulmues i skuadrës së Bajernit, ndaj ka kërkuar që krerët të gjejnë edhe një zëvendësue­s.

SHËNJESTRA E RADHËS - Në garën për të gjetur një opsion të dytë pas bomberit polak,

Robert Levandovsk­i, klubi i kampionëve gjermanë duket se ka shënjestru­ar një nga lojtarët më të përfolur të Serisë A, kapitenin e Interit, Mauro Ikardin. Sulmuesi argjentina­s është një opsion mjaft i mirë për skuadrën bavareze, pasi ka një lojë të ngjashme me atë të polakut

Levandovsk­i, ndaj dhe krerët e klubit janë të bindur se ai do të ishte një zëvendësue­s i denjë për të. Megjithatë, duket se për skuadrën italiane të Interit do të jetë shumë e vështirë për t'u dhënë bavarezëve kapitenin e tyre, aq më tepër nëse ata kërkojnë kualifikim­in

në Champions League. Gjithashtu duhet të rikujtojmë edhe superklauz­olën e sulmuesit argjentina­s, për të cilin skuadra e Interit kërkon një shumë marramendë­se prej 110 milionë eurosh, shifër kjo që mund të bjerë ndesh me filozofinë e bavarezëve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania