Panorama Sport (Albania)

Skuadra ruse pa ushqim, i gatuajnë tifozët

Udhëtime të pafundme, por të paktën hanë falas

- Përgatiti: LEDIO NASE

Në Vladivosto­k flitet ende ru sisht, por për banorët e qytetit që bie përballë me Detin e Japonisë shumë më e lehtë të arrihet Pjongjang, Pekini apo Seuli (gjithmonë nëse gjen vizat), sesa Moska, më shumë se 9.000 kilometra në drejtim të perëndimit. Dhe kjo vlen edhe për skuadrën e futbollit, me transferta që duket sikur po kalon oqeanin. Mjafton ndoshta kjo për të simpatizua­r Luch-Energiya-n, skuadra lokale: nëse kësaj i shtojmë që klubi është pranë falimentim­it dhe futbollist­ët nuk kanë paga dhe banesa që prej qershorit, simpatizim­i është i fituar. Të shtunën e kaluar hynë në fushë 15 minuta me vonesë për protestë dhe të hënën morën një surprizë nga tifozët, të cilët u përpoqën t'i bëjnë të harrojnë vështirësi­të me një drekë të madhe. E tëra e gatuar në shtëpi.

SURPRIZA - Luch Energiya militon në serinë B ruse dhe në turnin e fundit të kampionati­t barazuan 1- 1 me Çimkin. Përpara ndeshjes, me protestën e tyre, lojtarët kanë shpjeguar që vazhdojnë të luajnë vetëm për respekt të tifozëve. Të cilët e kanë pritur mirë dhe kanë organizuar surprizën: "Lojtarët nuk dinin gjë", rrëfen një tifoze për gazetën ruse "R-Sport", "dhe kur e kuptuan se çfarë kishim bërë për ta mbetën të mahnitur. Nuk e kisha parë kurrë një reagim të tillë përpara një pjate me supë, ishin të lumtur që po hanin vakt të ngrohtë".

DREJT FALIMENTIM­IT - Kriza e klubit shfaqet si në mospagesat e rrogave, po ashtu edhe në braktisjen e qendrës sportive: "Atje nuk gatuan më njeri", vijon rrëfimin tifozja. Guvernator­i i Provincës ka premtuar, por duket se fjalët e

tij, rrëfen sulmuesi Bazhev, i ka marrë era: "Nuk na paguajnë dhe detyrohemi të blemë vetë ushqimet. Kur autobusi u prish, paguam për taksi që të shkonim në stadium".

TRANSFERTA TË PAFUNDME - Ndaj edhe transferta­t, që në teori janë pjesa më e

vështirë e futbollist­ëve kujtdo luan në Vladistok, janë kthyer në një fjalë të ëmbël. Dy muaj më parë, në Kaliningra­d (mes Polonisë dhe Lituanisë, 10.000 kilometra larg Vladistoku­t) nuk pati asnjë tifoz të Luch-Energiya. Si "shpërblim" megjithatë, lojtarët hëngrën falas.

 ??  ?? Nga Google Maps, vendndodhj­a e qytetit Vladivosto­k)
Nga Google Maps, vendndodhj­a e qytetit Vladivosto­k)
 ??  ?? (Fansat e Luch-Energiya duke ushqyer lojtarët, të cilët protestuan në ndeshjen e fundit për mospagesën e rrogave)
(Fansat e Luch-Energiya duke ushqyer lojtarët, të cilët protestuan në ndeshjen e fundit për mospagesën e rrogave)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania