Panorama Sport (Albania)

ShpikjeShp­ikje parapara ndeshjes,ndeshjes, PartizaniP­artizani i i jepjep skemat “falas”“falas” LaçitLaçit

E pabesueshm­e! Kurbinasit dhe "demat" do të përballen në mesjavë, por laçianët vëzhguan dje gjithë stërvitjen e të kuqve dhe, më pas, u morën fushën...

- ARMAND HALILI

Nexhipi: Starova do rikthejë "demat", një ditë mund të jem drejtues

Embani mend kur u pyet Iuliano se si e shihte faktin që stërvitej në të njëjtën fushë me Kamzën dhe tha që miqtë në fushë bëhen armiq? Por, ishte pikërisht Kamza ajo që i shkaktoi humbjen, e cila e shkarkoi nga drejtimi i Partizanit. Por, e njëjta gjë po përsëritet tani me Starovën, por këtë herë është Laçi, ekipi që ndjek të kuqtë pa asnjë shqetësim gjatë seancës stërvitore.

STËRVITJA - Përgatitje­t e djeshme të të kuqve kanë nisur rreth orës 13:30 dhe trajneri kishte përgatitur një program të plotë duke nisur me ushtrime fizike dhe më pas teknikotak­tike. Por, ajo që ka rënë në sy, ishte fakti se një pjesë të mirë të përgatitje­ve të të kuqve i kanë ndjekur nga afër futbollist­ët dhe stafi kurbinas. Kjo, pasi si për ironi të fatit, Laçi do të kryente përgatitje­t në të njëjtën fushë të kompleksit stërvitor në Kamzë. Ashtu siç edhe shihet në foton e mëposhtme, lojtarët bardhezinj kanë parë të pashqetësu­ar kundërshta­rin e tyre të radhës në kampionat duke dëgjuar edhe kërkesat që trajneri Starova ka pasur në drejtim të tyre. Nuk dihet nëse klubi i kuq ka pasur dijeni për orarin në të cilin stërvitej klubi bardhezi dhe nëse axhenda do të ndryshojë për ditët në vijim. Megjithatë, nuk është hera e parë që Partizani stërvitet në të njëjtën fushë dhe në orare të afërta me kundërshta­rin e radhës, pasi edhe në të shkuarën ka pasur të tilla përplasje si me Laçin ashtu edhe me Kukësin.

SITUATA - Sa i takon stërvitjes së djeshme, fillimisht trajneri Starova ka zhvilluar përgatitje fizike me lojtarët e tij, ku ka pasur në dispozicio­n të gjithë futbollist­ët, madje edhe Sukajn e Adorjan. Sulmuesi për herë të parë pas dëmtimit stërvitet me ritëm të plotë me pjesën tjetër të ekipit. Ndërsa Adorjani, në momentin që grupi ka nisur përgatitje­t tekniko-taktike, është shkëputur nga pjesa tjetër e skuadrës duke vazhduar stërvitje të diferencua­r. Do të mbetet për t'u parë nëse ai do të jetë në fushë në ndeshjen e radhës ndaj Laçit, e cila luhet mesjavën e ardhshme. Ndërkohë që për këtë sfidë pritet të rikthehet nga minuta e parë Sukaj.

MBROJTJA - Një nga repartet që ka pasur ndryshime të shumta në drejtimin e Iulianos ka qenë pikërisht mbrojtja. Dhe me këtë repart Starova ka punuar veçanërish­t gjatë ditës së djeshme. Trajneri ka kërkuar nga lojtarët e tij që të jenë të kujdesshëm dhe të evitojnë gabimet. Në të djathtë të këtij reparti pritet të vendoset, Ibrahimi në qendër Malota dhe Krasniqi, ndërsa në të majtë Kalari.

 ??  ?? Lojtarët e Laçit, dje në Kamzë duke studiuar Partizanin në stërvitje
Lojtarët e Laçit, dje në Kamzë duke studiuar Partizanin në stërvitje
 ?? Foto: A. Dushku ?? Disa prej lojtarëve të Laçit duke ndjekur stërvitjen e Partizanit
Foto: A. Dushku Disa prej lojtarëve të Laçit duke ndjekur stërvitjen e Partizanit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania