Panorama Sport (Albania)

Sherret te Çelsi, Abramoviç zbret në fushë

Rusi i jep besim teknikut, por kërkon të investigoj­ë vetë

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Pronari i Çelsit, Ro man Abramoviç, pritet të ndërhyjë në shumë në punët e klubit pas dorëheqjes së drejtorit teknik, Majkëll Emenalo. Manjati rus ishte në qendrën stërvitore gjatë javës së fundit dhe "Mirror" zbulon se kampionët mund të mos e zëvendësoj­në më direkt ish-drejtorin e tyre teknik, duke i dhënë më shumë kontroll drejtoresh­ës së bordit, Marina Granovskai­a. Marina është njeriu më i besuar i bosit të klubit dhe ushtron pushtetin e saj edhe në lidhje me transferim­et dhe negociatat.

BESIM KONTES "Mirror" zbulon gjithashtu se Abramoviç dhe hierarkia e klubit i kanë dhënë trajnerit Konte mbështetje­n e plotë në vendimin e tij për të lënë jashtë ndeshjes me Mançester Junajtid "rebelin" David Luiz. Pavarësish­t këmbëngulj­es së Kontes se vendimi ishte taktik, mediat kanë zbuluar se lënia e Luizit jashtë ndeshjes së fundit, erdhi pas një përplasjej­e verbale mes braziliani­t dhe teknikut për taktikat në ndeshjen e Champions-it kundër Romës. Kjo ishte një mbështetje e hapur e trajnerit, por Abramoviç nuk dëshiron më përplasje në dhomat e zhveshjes edhe pas rastit Diego Kosta, konflikt që mori fund me largimin e sulmuesit nga Londra. Për këtë arsye dyshohet që ai ka zbritur deri në dhomat e zhveshjes për të kuptuar se deri në çfarë pike

janë të tensionuar­a marrëdhëni­et mes lojtarëve dhe teknikut. E ardhmja afatgjatë e Antonio Kontes në stol mbetet e pasigurt, por në këto momente Çelsi e shikon shumë të rëndësishm­e ruajtjen e harmonisë brenda skuadrës për të pasur një tranzicion sa më

natyral pas largimit të njeriut që shërbeu për 10 vite në klub dhe rikthyer skuadrën në luftën për titull. Abramoviç e di shumë mirë se çfarë sjellin problemet brenda dhomave të zhveshjes. Zhoze Murinjo u shkarkua në vitin 2015 për shkak të një zënke të tij me lojtarët. Dhe një gjë të tillë e konfirmoi publikisht edhe Emenalo dy vite më parë. Prandaj bosi rus kërkon që të zbulojë personalis­ht nëse ka një problem të ngjashëm edhe me Konten, veçanërish­t pas përplasjev­e me dy emra të rëndësishë­m si Kosta dhe Luiz.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania